LAJMI I FUNDIT:

Raporti për komunat dhe MSh-në: Nga 27 tenderë, për 13 prej tyre ka pasur ankesa në OShP

Raporti për komunat dhe MSh-në: Nga 27 tenderë, për 13 prej tyre ka pasur ankesa në OShP

Në prezantimin e “Raportit të Monitorimit të Prokurimit”, në të cilin janë të përfshirë 27 tenderë, për 13 prej tyre ka pasur ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OshP). 

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se raporti është bërë nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Demokraci Plus, në kuadër të projektit “Mbështetja e OJQ-ve për të monitoruar aktivitetet e prokurimit në komuna dhe MSh-së”.


“Raporti përfshin monitorimin e 27 tenderëve, duke përfshirë tre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tre për secilën nga komunat: Gjakovë, Gjilan, Lipjan, Pejë, Prishtinë, Rahovec, Suharekë dhe Vushtrri. Monitorimi është kryer në tri fazat kryesore: fazën e para-tenderimit, tenderimit, dhe pas-tenderimit. Procesi i monitorimit ka përfshirë analizën dhe grumbullimin e dokumentacionit, inspektim në terren, dhe biseda me aktorët e rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjetjet e raportit tregojnë se Komunat dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kenë sfida për të përmbyllur një proces të prokurimit pa shkelje të Ligjit dhe Rregullave të Prokurimit Publik.

“Që nga faza e parë e planifikimit të prokurimit e deri në menaxhimin dhe zbatimin e plotë të një kontrate janë evidentuar shkelje”.

Në tryezën e prezantimi të raportit, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Maia Gogoladze, Drejtore e Aktivitetit të USAID – Integriteti i Komunave.

“Jam shumë e lumtur që jam prezente këtu. Kemi menduar që do të jetë shumë e rëndësishme që të ndajmë me ju gjetjet, rekomandimet e BIRN dhe D+ me mediat, institucionet dhe qytetarët” – tha Gogoladze.

Gjatë prezantimit të raportit, Visar Prebreza nga BIRN ka thënë se nga 13 nga 27 tenderët e monitoruar apo në 48% prej tyre ka pasur ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Për këta 13 tenderë ishin bërë 32 ankesa në OShP, prej të cilave 15 ishin refuzuar dhe në 13 prej tyre ishin aprovuar pretendime te OE-ve ankues. Nga 13 vendime në të cilat OShP-ja kishte gjetur shkelje ligjore, 12 prej tyre ishin shkelje të bëra gjatë fazës së ekzaminimit dhe vlerësimit të tenderëve” – ka deklaruar ai gjatë prezantimit të raportit.

Një prej shkeljeve më të shpeshta që është evidentuar gjatë këtij monitorimi ka qenë vendosja e kritereve diskriminuese, kritereve shumë të larta për projektin apo emërimi i produkteve dhe prodhuesve që janë kërkuar.

Një nga gjetjet e raportit evidenton se komunat e monitoruara në masë të madhe nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë emrat e personave që i kanë hartuar specifikacionet teknike

“Vetëm MSh ka treguar emrat e personave që i kanë hartuar specifikacionet teknike për tre nga tenderët e monitoruar” – thuhet në raport.

Tryeza bëri bashkë përfaqësues të institucioneve publike përgjegjëse për prokurimin publik në vend, të shoqërisë civile dhe mediave, të cilët diskutuan në lidhje me gjetjet e raportit.

Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vjosa Gradinaj Mexhuani deklaroi se sfida kryesore e OShP-së është mungesa e anëtarëve të bordit dhe numri i lartë i ankesave.

“Vitin e kaluar gjatë gjithë vitit kanë qenë 820 ankesa ndërsa këtë vit deri tani janë 940 ankesa” – tha Gradinaj Mexhuani.

Ndërsa Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj tha se dy prej hallkave më të dobëta të procesit të prokurimit janë planifikimi dhe menaxhimi i kontratave.

“Cikli i prokurimit është sikur hallkat e një zinxhiri. Dy hallkat më të dobëta janë planifikimi edhe monitorimi i kontratave apo menaxhimi i kontratave. Çka e dëmton procesin është edhe informatat që iu jepen operatorëve ekonomikë paraprakisht. Përzgjedhja e procedurës ka shumë rëndësi por kësaj nuk i jepet shumë rëndësi” – potencoi Vishaj.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Berat Marmullaku. Ai ka përmendur njërën nga masat që është duke i ndërmarrë MSh-ja për penalizim të kompanive që nuk e implementojnë kontratën sipas kushteve të parapara.

“Këtë vit kemi pasur pesë ndëprerje të kontratave nga MSh-ja. Janë konfisku sigurimet e tenderëve. Nuk kemi pas problem për me imarrë paret prej kompanive të sigurimit” – ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori