LAJMI I FUNDIT:

Raporti ndërkombëtar i 2017: Shqipëria, burim kanabisi për BE-në

Raporti ndërkombëtar i 2017: Shqipëria, burim kanabisi për BE-në

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve ka publikuar së fundmi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.

Në raport, rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Evropën Lindore.


Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Evropën Qendrore e Perëndimore.

Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafies, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.

Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Europa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.

Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtar.

Sa i përket kanabisit që përfundon në vendet e BE-së, ai shpesh kultivohet si brenda tyre, ashtu dhe përmes trafikut nga rajone të tjera. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që shkon në BE. Në vitin 2016, kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura u rrit shumëfish e kjo u raportua nga disa vende, si Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Në Shqipëri, gjatë vitit 2016, situata e kanabisit karakterizohej nga rritja e sipërfaqeve të kultivimit, shoqëruar me zgjerimin e rrugëve detare për trafikim dhe përpjekjet përmes rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të sasisë të tepër të prodhuar, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në një nivel prej 100-400 eurosh për kilogram.

Sasia e kanabisit të sekuestruar në Shqipëri u rrit me 164% nga viti 2015 në vitin 2016, duke arritur një total prej 30 tonësh në këtë të fundit, krahasuar me 11.3 tonë të sekuestruara në vitin paraardhës. Gjatë kësaj kohe, çmimi i kanabisit të prodhuar në ferma ra 600-1300 euro për kg në vitin 2015, deri në 100-400 euro për kg në 2016-n.

Sa i përket trafikut të heroinës, transporti kryhet kryesisht përmes rrugëve tokësore, me synimin për ta shitur atë në tregjet e Europës Qendrore e Perëndimore, me kamionë, autobusë apo automjete private.

Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal. Sipas statistikave qeveritare mbi sekuestrimin e heroinës në vitin 2016, shihet një rritje e sasisë së sekuestruar me 57.3 kg (rritje 55 për qind) krahasuar me 36.7 kg të kapura në vitin 2015. Çmimet me shumicë e pakicë mbeten thuajse identike me vitin paraardhës: 1 kg heroinë varion nga 16 mijë euro në 18 mijë euro. Në vitin 2016, çmimi mesatar për një gram heroinë në rrugë ishte 22 euro, por pastërtia e saj në treg të zi varion nga 1 deri në 15 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori