LAJMI I FUNDIT:

​Raporti i Lëvizjes FOL tregon për nivel të ulët të realizimit të planit të punës së Qeverisë së Kosovës

​Raporti i Lëvizjes FOL tregon për nivel të ulët të realizimit të planit të punës së Qeverisë së Kosovës

Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Forcimi i Transparencës dhe Llogaridhënies për Reformat”, me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Prishtinë, ka publikuar sot të dhënat e monitorimit të zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën janar-shtator 2020.

Sipas këtij raporti, Qeveria e Kosovës ka realizuar 46.1 për qind të planit të punës për periudhën janar-shtator 2020.


Ministria e cila nuk ka realizuar asnjë aktivitet është Ministria e Shëndetësisë e cila në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar – shtator 2020 MSH ka paraparë të realizoj 6 aktivitete, dhe asnjë nga to nuk kanë arritur t’i realizojnë.

Ministritë të cilat kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në Planin Vjetor të Punës se Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020 janë: Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR).

Ambasadorja holandeze në Prishtinë Carin Lobbezoo, gjatë prezantimit të raportit ka thënë se ky raport vjen në kohë të duhur, pasi që së fundmi u publikua Raporti i Progresit të Komisionit Evropian, dhe ky raport forcon rolin e shoqërisë civile në forcimin e transparencës së Qeverisë, dhe ofron qytetarët me proceset e rëndësishme që Kosova po kalon.

“Ky raport, pasi që monitoron realizimin e Planit të Qeverisë nga secila ministri, mund të shfrytëzohet si një udhërrëfyes i rëndësishëm për Qeverinë, në mënyrë që të reflektoj në punën e saj, dhe të fokusohet në ndryshimet e nevojshme”, tha duke shtuar se Holanda do të jetë afër institucioneve të Kosovës dhe njerëzve të Kosovës në mënyrë që t’i ndihmojë vendit në rrugën e integrimit Evropian.

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL njoftoi se kanë monitoruar Planin Vjetor të Punës së 15 Ministrive dhe Zyrën e Kryeministrit, të cilat në bazë të realizimit të planit tregojnë se ka pasur nivel të ulët të realizimit të planit të cilin e kishin paraparë ta përfundonin për periudhën e parë nëntë mujore.

“Nga ky monitorim del se 154 aktivitete të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020, vetëm 71 aktivitete janë realizuar apo 46 %, ndërkaq 83 aktivitete apo 54% kanë mbetur të parealizuara në afatin e përcaktuar kohor”, tha ai.

Gjetjet për secilën ministri:

Zyra e Kryeministrit(ZKM) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar-shtator, ka paraparë të realizoj 26 aktivitete, prej të cilave ka realizuar vetëm 10 nga to ndërsa 16 nuk janë realizuar.

Ministria e Drejtësisë(MD) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar – shtator 2020, MD ka paraparë të realizoj 25 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 10 nga to, ndërkaq 15 aktivitete kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Financave(MF) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën e parë nëntë mujore ka paraparë të realizoj 7 aktivitete, prej te cilave vetëm 1 aktivitet ka mbetur i parealizuar.

Ministria e Mbrojtjes(MM) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka për periudhën janar – shtator 2020, Ministria e Mbrojtjes ka paraparë të realizoj 7 aktivitete, prej të cilave ka realizuar vetëm 1 nga to.

Ministria e Pushtetit Lokal(MPL) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar – shtator ka paraparë të realizoj 9 aktivitete, të cilat edhe janë realizuar në afatin e caktuar kohor.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë(MPJD) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizohen 5 aktivitete, prej te cilave ka realizuar vetëm 1.

Ministria e Shëndetësisë(MSH) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar – shtator 2020 MSH ka paraparë të realizoj 6 aktivitete, e dhe asnjë nga to nuk kanë arritur t’i realizojnë.

Ministria e Infrastrukturës(MI) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, janë paraparë të realizohen për periudhën janar – shtator 2020 7 aktivitete, prej te cilave ka realizuar vetëm 2 nga to.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën e parë nëntë mujore ka paraparë të realizoj 3 aktivitete, prej te cilave ka realizuar vetëm 1 nga to.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 4 aktivitete, prej të cilave ka realizuar vetëm 3 nga to, ndërkaq për një aktivitet nuk kemi marrë përgjigje se a është përfunduar.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit(MEA) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën e parë nëntë mujore ka paraparë 26 aktivitete, prej të cilave ka realizuar vetëm 5, ndërkaq 21 aktivitete kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar – shtator 2020, ka paraparë të realizoj 7 aktivitete dhe ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në kuadër të planit një vjeçar të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, për periudhën janar – shtator 2020, ka paraparë të realizoj 22 aktivitete nga të cilat ka realizuar 16 dhe 6 të tjera janë të pa realizuara brenda afatit të paraparë kohor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori