LAJMI I FUNDIT:

Raporti i fundit i IKSHPK-së, këto janë komunat ku u rrit numri personave të infektuar me COVID-19

Raporti i fundit i IKSHPK-së, këto janë komunat ku u rrit numri personave të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 12 mijë e 981 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, sipas njoftimit të IKSHPK-së, për gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 85 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 398, transmeton Telegrafi.


Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar edhe 6 raste të vdekjes, duke çuar në 498 numrin e viktimave.

COVID-19 në Kosovë - 6 të vdekur dhe 141 raste të reja
Lexo po ashtu COVID-19 në Kosovë - 6 të vdekur dhe 141 raste të reja

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë regjistruar në Prishtinë, gjithsej 23 raste.

Pastaj, në komunë e Pejës 20, në komunën e Gjakovës 19 raste.

Komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste.

Komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste.

Komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste.

Komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë. /Telegrafi/