LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Bankës Botërore dhe ambienti real afarist në Kosovë e në Shqipëri

Raporti i Bankës Botërore dhe ambienti real afarist në Kosovë e në Shqipëri
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Që nga pavarësimi i saj, Kosova përfshihet në raportin e Bankës Botërore (BB) – në vlerësimin cilësisë së kushteve të mjedisit afarist për të bërë biznes. Sipas raporteve të deritashme, Kosova nga viti 2009 ka bërë progres mbresëlënës, krahasuar – ta zëmë me Shqipërinë. Në vitin 2009 Kosova renditej e 107-ta, ndërkaq Shqipëria ishte në vendin e 89-të. Në raportin e fundit Kosova renditet e 57-ta, përderisa Shqipëria pothuajse nuk ka lëvizur fare – duke ngelur në vendin e 82-të.

Por, çfarë në fakt informon ky raport i BB-së?


Raporti e vë fokusin në rëndësinë që ka funksionimi i duhur i sistemit rregullativ dhe juridik në krijimin e një ekonomie efektive të tregut. Konkretisht, raporti i BB-së është i përqendruar kryesisht në çështjet ligjore dhe zhvillimore. Metodologjia e mbledhjes së të dhënave është transparente, duke prodhuar të dhëna të rëndësishme prej të cilave një studiues i vëmendshëm mund të kuptojë shumë. Megjithatë, mënyra me të cilën përpilohet renditja e vendeve, shumë lehtë mund t’i nxisë qeveritë dhe vendet e ndryshme të “luajnë” me sistemin.

Për shembull, duke u përpjekur të renditen sa më lartë, qeveritë përpiqen të manipulojnë sistemin dhe të përqendrojnë burimet dhe përpjekjet më afër disa treguesve që mundësojnë ngritjen në renditje. Si rezultat, të dhënat që i ofron ky raport nuk është e thënë ta pasqyrojnë në mënyrë të saktë cilësinë e ambientit afarist të një vendi.

Renditja e vendeve bazohet në një grup treguesish të veçantë, ku raporti i tyre me çështjet e zhvillimit ekonomik është jo shumë i sigurt. Për më tepër, raporti i BB-së, kryesisht – nëse jo plotësisht – pasqyron ligjin në libra, gjë që mund të mos pasqyrojë domosdoshmërisht atë që ndodh në praktikë në një vend të caktuar.

Por, si bëhet renditja?

Renditja paracaktohet me supozimin se aktiviteti i përditshëm ekonomik i ndërmarrjeve kushtëzohet nga ligjet dhe rregullativat e ndryshme afariste, apo nga faktorë tjerë institucionalë. Raporti përfshin 12 tregues dhe çdo ekonomi renditet sipas treguesve individualë. Renditja bazohet në idenë se një rregullativë ligjore, e mirë e biznesit, e promovon rritjen ekonomike. Kjo do të thotë se një mjedis ligjor dhe rregullativ efektiv, me një infrastrukturë të shëndoshë të tregut financiar – përfshirë procedurat e drejtpërdrejta të regjistrimit të biznesit, si dhe procedurat që lehtësojnë mbylljen e bizneseve jofitimprurëse, ristrukturimin dhe rikuperimin e atyre fitimprurëse – potencialisht promovon rritjen ekonomike të një vendi.

Po ta vëmë re raportin e vitit e fundit, në 10 vendet e para në renditjen e përgjithshme – krahas Zelandës së Re, Danimarkës, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Norvegjisë apo Suedisë – është edhe Gjeorgjia. Por, a mund të arrijmë në një përfundim të sigurt se ambienti afarist i Gjeorgjisë është më cilësor se ai, ta zëmë i Zvicrës apo i Austrisë që renditen shumë prapa saj?

Raporti nuk mat drejtpërdrejt faktorët tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në cilësinë e të bërit biznes, siç është, bie fjala, vendndodhja gjeografike e vendit, përfshirë afërsinë me tregjet e mëdha; cilësinë e infrastrukturës fizike apo shkallën e krimit, korrupsionit dhe trazirave të brendshme. Pothuajse në të gjithë këta tregues Gjeorgjia as që mund të krahasohet me vendet si Kroacia e Sllovenia, e lërë më me Zvicrën dhe Austrinë.

Pa e mohuar rëndësinë e raportit të BB-së lidhur më cilësinë e faktorëve që ndikojnë në ambientin afarist të një vendi, mendoj që ky raport nuk pasqyron në mënyrë të plotë dhe të saktë ambientin afarist të shteteve të veçanta, siç mund të jetë rasti me shtetin tonë. Ne mund të renditemi mirë në ranglistë, por ambienti jonë afarist ende konsiderohet me risk të lartë për investitorët e huaj. Jo rrallë ky raport është përdorur për marketing politik nga qeveritë tona. Janë munduar të na mbushin mendjen se kanë bërë gjithçka për t’u dalë zot afaristëve. Megjithatë, realiteti mbi ambientin afarist, si në Kosovë si në Shqipëri, është akoma për t’u vajtuar.

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori