LAJMI I FUNDIT:

Raportet me SHBA-të, tri rrafshet ku duhet të investohet dhe qëndrimi i Kosovës në dialogun me Serbinë – gjithçka nga intervista me analistin Gashi

Raportet me SHBA-të, tri rrafshet ku duhet të investohet dhe qëndrimi i Kosovës në dialogun me Serbinë – gjithçka nga intervista me analistin Gashi

Analisti politik, Drilon Gashi, i ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com të enjten ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrafshet në të cilat Kosova duhet të investojë, qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, etj.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai ka thënë se arsyeja pse dialogu ka mbetur peng është për shkak se Serbia nuk do as de-facto e as de-juro ta njohë Kosovën dhe integritetin territorial të saj.


“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do ta shtynin Serbinë që ta njihte këtë, atëherë nuk do të kishim tensione”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, autori i tensioneve në Kosovë dhe në të gjithë rajonin mbetet Serbia, ndaj ka thënë se përball kësaj qasje duhet një kujdes i vazhdueshëm në mënyrë që Kosova të mos shihet vetë si prodhuese e destabilizimit dhe të mos shihet se është kundër normalizimit e ta bëjë këtë kundër një shteti më të fuqishëm siç është Serbia.

“Kosova e ka sot më shumë se kurrë më parë një mundësi që të artikulojë qëndrimet e saj, një mundësi që të përfarohet me SHBA-në dhe vendet e BE-së dhe kjo ka vështirësuar paksa situatën e Kosovës sepse e bën kërkesën edhe më të ndjeshme për proaktivitet në radhë të parë, por edhe një qasje shumë të matur e cila përforcohet në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në”.

Gashi ka theksuar se politika amerikane në vazhdimësi ka dashur që Serbia të jetë në anën e Perëndimit dhe pjesë e institucioneve euroatlantike.

“Kjo mund të themi se nuk ka ndryshuar edhe në kohën kur Serbia ishte Jugosllavi. Por, Serbia nuk ndryshoi kurrë. Çka ka ndryshuar besoj kohën e fundit është se Amerika ka thënë se mbase le të jemi edhe më agresivë në përafrimin e Serbisë dhe kjo po shihet në qasje. Pra, le të tentojmë që kjo ta bëjë që Serbia të bëjë hapa më konkretë drejt Perëndimit. Unë besoj se ato hapa janë tejet simbolike”.

Sa i përket masave ndëshkuese të BE-së për Kosovën, ai ka thënë se ishin të njëanshme pasi të njëjtat mund t’i bëheshin edhe Serbisë.

“Është për keqardhje të them se edhe ndëshkimet që erdhën nga BE-ja edhe ato që erdhën me anë të deklaratave nga SHBA-ja ishin të njëanshme, mund të bëheshin të njëjtat ndaj Serbisë edhe për dhunën e sponsorizuar nga Serbia ndaj ushtarëve të NATO-s edhe për kidnapimin e policëve të Kosovës në territorin e vet. Ndaj këtyre masave do të duhej të kishte lëvizje”.

“Por, një gjë që po kërkon SHBA-ja dhe që ka të drejt është se Qeveria e Kosovës është zot shtëpie në Kosovë dhe e ka në duar edhe çështjen e sigurisë në bashkëpunim me NATO-n sigurisht, por e ka në duar ajo dhe duhet të përkujdeset për sigurinë. ShBA-ja ka të drejt kur kërkon që bashkërendimi me NATO-n të jetë shumë i ngushtë dhe shumë i afërt, sidomos kur vihet në rrezik jeta e ushtarëve e KFOR-it”, ka përfunduar Gashi.

Analisti Gashi ka folur edhe për raportet e Kosovës me SHBA-në, gjersa tregon tri rrafshet ku duhet të investohet

Ai ka thënë se në këtë drejtim Kosova duhet të investojë në tri rrafshe bashkëpunim bilateral, nxitjen dhe përkrahjen e aktivizimit të shqiptaro-amerikanëve atje si dhe në lobim qoftë të drejtpërdrejt qoftë përmes komunikimit strategjik.

“Kosova duhet të fokusohet në bashkëpunimin bilateral me SHBA-në. Po ashtu, në përkrahjen dhe nxitjen e aktivizmit të shqiptaro-amerikanëve. Unë jam atje e mundohem me disa çështje, por zëri shqiptar atje po mungon”, është shprehur Gashi.

Drilon Gashi gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

Sipas tij, një nga interesat kryesore shtetërore të Kosovës është që të ri-fokusohet në këtë komunitet i cili siç ka thënë, ka pasur rol të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë, atë të Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Çka ka ndodhur këtu është se janë keqkuptuar disa gjëra; me pavarësimin e Kosovës është menduar se ka përfunduar gjithçka. Kosova ka ambasadën e saj dhe ka marrëdhënie të mira me SHBA-në. Edhe organizatat që kanë ekzistuar më herët mbase kanë pasur më pak përkrahje financiare nga njerëzit sepse ata mendonin se tashmë janë institucionet, pra janë ambasadat”.

“Dhe një gjë tjetër që duhet të investojmë më shumë është se duhet të mendojmë se si ta bëjmë më të dëshirueshëm për brezat e rinj brezat e njerëzve që janë në sektor privat, që të interesohen për t’u marrë me çështje të interesit biznesor me Kosovës dhe SHBA-së, çështjet e investimit amerikan në Kosovë e të ngjashme”, ka deklaruar analisti politik.

Ai tutje ka thënë se ndonëse ky organizim nuk ekziston dhe duhet të bëhet, ndikimi i shqiptarëve në SHBA veçse është rritur dhe është në një nivel të jashtëzakonshëm.

“Njerëz që sot janë duke garuar në mënyrë serioze për të qenë kongresist, njerëz që janë udhëheqës të bizneseve të ndryshme etj. Pra, potencialin e kemi më të madh sot se sa në të kaluarën”.

Dhe në fund, ai ka theksuar se Kosova duhet të investojë në firma profesionale lobiste, qoftë përmes lobimit të drejtpërdrejt qoftë përmes komunikimit strategjik të cilat në të kaluarën i kanë shërbyer Kosovës.

“Duhet gjetur mënyra për t’i forcuar marrëdhëniet me SHBA-në. Duhet të kemi zë aktiv të komunitetit shqiptar atje në çdo kohë. Nëse flasim për Serbinë, ajo ka investuar shumë dhe nganjëherë mburret thotë se kemi mësuar nga shqiptarët e po  bëjmë siç kanë bërë ata. Nuk ka dyshim që Qeveria do marrëdhënie më të afërta me SHBA dhe që të gjitha partitë në Kosovë e duan këtë”

“Besoj se të gjithë duhet të bëhemi hise-marrës dhe të pyesim se çka mund të bëjmë ne për marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Kjo është një çështje që duhet të na preokupojë të gjithëve”, ka përfunduar Gashi.

Në intervistën për Telegrafin, analisti Drilon Gashi ka folur edhe për raportet e Kosovës me Serbinë, dialogun dhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori