LAJMI I FUNDIT:

Raport, gjendje e mjerueshme në burgjet e Maqedonisë së Veriut

Raport, gjendje e mjerueshme në burgjet e Maqedonisë së Veriut

Në burgjet e Maqedonisë së Veriut lulëzon krimi dhe korrupsioni, mes të burgosurve dhe të punësuarve. Institucioni Avokati i Popullit, thotë se përveç burgjeve, edhe në shtëpitë përmirësuese gjendja nuk është më e mirë, ku fëmijët keqtrajtohen nga punonjësit.

“Konstatimi është se nëpër burgje, korrupsioni funksion si sistem ku janë të involvuar shumë lloje të njerëzve, të burgosur, persona zyrtarë por edhe njerëz nga jashtë burgut për çka kemi bërë vërejtje serioze, andaj kërkojmë edhe njëherë që kjo çështje të merret parasysh seriozisht”, theksoi Vesna Bajramovska, zv, avokate e Popullit.


“Ka edhe raste ku personat maltretohen fizikisht. Grushtim në pika të dobëta të trupit, rrahje nëpër vendet ku nuk ka kamera e kështu me radhë”.

Përveç korrupsionit dhe keqtrajtimit, të burgosurit nuk kanë as përkujdesje të mirë mjekësore, kështu së paku thonë deputetët pas vizitave në hapësirat e burgjeve.

“Mjekët të cilët janë nëpër këto institucione, vetëm me një palë dëgjuese dhe me një zyrë të vogël në të cilën siç e pashë nuk kishte asnjë kompjuterë”, pohoi Mirsada Hasani, deputet e BDI-së.

Drejtorët e burgjeve thonë se mungesa e fondeve të nevojshme për rinovim janë shkak i kushteve të mjerueshme nëpër burgje. Ata madje thonë se të burgosurit shpesh herë i sulmojnë policët e burgjeve, të cilët marrin paga prej 20% më të ulëta se policët e zakonshëm.

“Unë mendoj se tani kur vijnë komisione të ndryshme nga delegacioni i BE-së të shohin progresin, vizita në “Shutkë” është e pashmangshme. 48-25 Nuk janë të vetmit personat e burgosur dhe të paraburgosur që përjetojnë torturë. Edhe të punësuarit përjetojnë torturë. Sot në mëngjes një i punësuar në burgun tim, u sulmua nga një njeri që mban burg për tentim vrasje”, theksoi Esad Rahiq, drejtor i burgut të Shutkës.

Në Komisionin mbikëqyrës të Kuvendit kritika u bënë edhe sa i përket arsimimit dhe edukimit të fëmijëve në shtëpitë përmirësuese, ku sipas analizave, vite më vonë personat e njëjtë përfundojnë në burg. Personat me probleme psikike dhe varësi nga substancat narkotike, lëshohen në liri pa terapi, duke ua rënduar risocializimin në shoqëri./Alsat/