Ylli brazilian Raphinha ka zbuluar prapaskenat e verës së vitit 2022, kur Chelsea ishte shumë afër ta transferonte atë nga Leeds United.

Klubi londinez kishte arritur marrëveshje të plotë me Leedsin, ndërsa gjithçka dukej e mbyllur, deri në momentin kur në skenë hyri Barcelona.


Raphinha, i cili në atë kohë menaxhohej nga Deco, tregon se oferta e Chelseat nuk e tundoi aspak sapo kishte marrë vesh për interesimin katalanas.

“Që nga ndeshja ime e fundit me Leeds, e dija se kisha një shans për të veshur fanellën e Barcelonës”, u shpreh braziliani.

Ai theksoi se ndonëse ishte i vetëdijshëm për interesimin e Chelseat, ëndrra e tij ishte e qartë. “E dija që Chelsea më donte, por unë kisha një ëndërr që duhej ta përmbushja dhe dhashë 100 përqind për ta bërë realitet”, tha Raphinha.

Braziliani tregon se gjatë gjithë procesit nuk mori parasysh asnjë klub tjetër. “I mbylla sytë ndaj klubeve të tjera që më donin. Kisha një ëndërr dhe bëra gjithçka që munda për të luajtur për Barcelonën".

Sonte (e marte), Raphinha do të përballet pikërisht me Chelsean dhe Barcelonën në një sfidë vendimtare të Ligës së Kampionëve, një duel që sjell përballë të kaluarën, të tashmen dhe ambicien e tij të dikurshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app