Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramusha Haradinaj ka një numër të madh ndjekësish në llogarinë e tij në Instagram.

Ish-kryeministri i Kosovës ka mbi 63 mijë ndjekës mirëpo ai ndjek vetëm dy persona, bashkëshorten e tij Anita dhe reperen shqiptare, Loredana.


Për këtë së fundmi e ka folur edhe vet Anita, e cila ishte e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” dhe u pyet nëse e dinte se kë ndjek Ramushi në Instagram.

291919672 411482320916572 6878609041263815099 n Foto: Anita Haradinaj/Instagram

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë me të. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hana. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”, ka thënë me shaka Anita.

Screenshot 1 218 Foto: Ramush Haradinaj/Instagram

Ndërkohë, miqësia mes reperes dhe familjes Haradinaj vihet re edhe në postime, kohë më parë Ramushi kishte publikuar një imazh ku shihej bashkë me Loredanën, fëmijët e tij dhe  reperin Noizy.

“Me miq të veçantë”, kishte shkruar Ramushi sipër imazhit.

Ndryshe, Anita aktualisht është duke sfiduar vetën edhe si valltare pasi prej javësh është bërë pjesë e spektaklit "Dance Albania". /Telegrafi/