LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Deçani heq “Hidrodrinin” nga menaxhimi i ujërave

Ramosaj: Deçani heq “Hidrodrinin” nga menaxhimi i ujërave

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë më në menaxhim Deçanin.

Ramosaj këtë deklaratë e bëri gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.


“Hapat ligjore janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një instituti kredibil të Kosovës. Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, pohoi Ramosaj.

Ramosaj ka njoftuar se deri tani 1392 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit deri tani.

Kryetari i Deçanit deklaroi se tashmë IKSHPK ka konstatuar se në ujë ka pasur disa bakterie.

Ndryshe, IKSHPK njoftoi sot se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Në komunikatën e IKSHPK, thuhej se “në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori