Sergio Ramos ka insistuar se Real Madridi mund ta zgjidh të ardhmen e tij brenda pesë minutash dhe t’u jap fund spekulimeve të mediave.

Sipas asaj që u raportua nga ABC më herët në këtë vit, kapiteni i Los Blancos kishte bisedimin me klubin për ta zgjatur kontratën edhe për 12 muaj deri në vitin 2022.


Sidoqoftë, 33-vjeçari që iu bashkua skuadrës nga qyteti i Madridit prej Sevillës në vitin 2005 – nuk ka nënshkruar kontratë të re ende.

ramos 1

“Nuk ka një rast Ramos” ka thënë mbrojtësi spanjoll në një intervistë për Onda Cero Radio.

“Unë jam nën kontratë me Real Madridin dhe kam edhe një vit e gjysmë të mbetur në marrëveshje. Nëse ata duan ta zgjidhin të ardhmen time, mund ta bëjnë në pesë minuta”.

Reprezentuesi spanjoll ka bërë 41 paraqitje në sezonin e kaluar për klubin, gjersa ishte në mesin e lojtarëve që kishin një edicion zhgënjyes.

Kapiteni i madrilenëve ka shënuar 84 gola në 611 paraqitje gjatë qëndrimin 14 vjeçar, ndërsa ka 167 paraqitje për Stuhinë e Kuqe. /Telegrafi/

telegrafi sport app