LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi: Nuk jam pjesë e LDK-së

Ramiz Kelmendi: Nuk jam pjesë e LDK-së

Ramiz Kelmendi ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kelmendi ka thënë se është pajtuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa që ai t’i ndajë rrugët me LDK-në dhe në këtë mënyrë ai të kërkojë një parti tjetër politike e cila i ofron mundësi dhe kushte që t’i realizoi vizionet e tij.

“Tani në strukturat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj unë me të drejtë kamë kërkuar pozicionin tim nga vetë kryetari akademik Mustafa dhe nga bisedat e datës 05.09.2019 kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të  ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë dhe mbështetës në fushatat zgjedhore!

Unë Ramiz Kelmendi jam angazhuar me tërë profesionalizimin dhe njohuritë e mia në lëmin teorik dhe praktik për zhvillimin e vendit në kuadër të LDK-së dhe si pjesë e Qeverisë Mustafa kemi treguar rezultate të kënaqshme por për një periudhë të shkurtër kohore, meqenëse besimi mu dha nga Kryetari dhe strukturat politike të LDK-së e në veçanti strukturat politike të Pejës, përsëri unë si pjesë e LDK-së më është dashur një periudhë e shkurtër kohore që të ambientohem, të krijoj një besueshmëri politike dhe ekonomike, në mënyrë që propozimet e mia për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik mos të hezitohen në implementim edhe pse mundë t’ju them se kam pasur mundësi të bëjë shumë më shumë sikurse mandati qeverisës të shkonte deri në fund, në këtë mënyrë edhe besueshmëria në propozimet e mia të shtohej, por mundë të theksoj se propozimet e mia gjithnjë kishin edhe mbështetje teorike dhe praktike ku edhe jam i dëshmuar.

Obligimet e marra gjatë lobimit nga qytetarët, të punësuarit, për premtimet e mia për tu zgjedhur deputet në vitin 2017 kanë përfunduar dhe me fillimin e zgjedhjeve të vitit 2019 më është dashur të kërkoi nga LDK dhe nga vet kryetari Mustafa që të sqarohet pozita ime politike si pjesë e qeverisë për të përmbyllur vizionin tim për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës shumë të domosdoshëm. Tani në strukturat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj unë me të drejtë kamë kërkuar pozicionin tim nga vetë kryetari akademik Mustafa dhe nga bisedat e datës 05.09.2019 kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të nga ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia.

Me këtë takim e falënderova për bashkëpunim në Qeverisjen më të mirë të pasluftës dhe përkundër ndarjes së rrugëve mbeti hapësirë 24 orëshe për të pasur mundësi të rishqyrtimit të qëndrimit. Meqenëse ky qark kohor kaloi, mundë të deklarojë se unë, Ramiz Kelmendi nuk jam pjesë e LDK-së dhe listës së LDK-së”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori