LAJMI I FUNDIT:

Ramiqi tregon si e shpëtoi Ahmet Krasniqin nga duart e shërbimeve të Shqipërisë (Video)

Ramiqi tregon si e shpëtoi Ahmet Krasniqin nga duart e shërbimeve të Shqipërisë (Video)

Ushtaraku i karrierës, Fuad Ramiqi, duke folur lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit ka thënë se ekzistenca e FARK-ut ka qenë domosdoshmëri edhe para faktorit ndërkombëtar.

Ramiqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se “në një moment nuk kam lejuar që Ahmet Krasniqi të bjerë në duar të keqbërësve”.


“Tre kilometër afër Kukësit kemi hasur në një postbllok ushtarak, i cili nuk ishte i përhershëm. Postblloku është përforcuar edhe nga njerëz që ishin në rrugë me uniformë, apo pa uniformë. Unë sapo kam kaluar postbllokun kam parë që njerëzit i janë vërsulur makinës ku ishte Ahmet Krasniqi dhe më pas e kanë kapur për krahësh, ku i kishin marrë edhe një revole”, rrëfen Ramiqi.

Ai thotë më tej se aftësitë e tija kanë mundësuar të evitojë kidnapimin e Ahmet Krasniqin.

“U kam thënë çfarë po bëni, ata janë përgjigjur se e kemi arrestuar ministrin Ahmet Krasniqi për armëmbajtje pa leje. Ata e dinin se ai ishte ministër. U kam thënë se ajo është revolja ime, dhe menjëherë e kam futur në makinë Ahmet Krasniqin duke i udhëzuar të udhëtojnë në Kolsh, ndërsa mua më kanë marrë si i arrestuar”, tha ai.

Ramiqi thotë se gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e Kukësit i  kanë thënë se ai mund të lirohet nëse atje vjen Ahmet Krasniqi.

“Ka qenë një kërkesë për mua ku nëse unë e sjell Ahmet Krasniqin aty do të lirohem”.

Ushtaraku i karrierës ka thënë se është e vërtetë se të gjithë ata që nuk e kanë dashur unifikimin e faktorit ushtarak e kanë vrarë Ahmet Krasniqin.

“Për mua ka qenë i pakuptueshëm qëndrimi i shtetit shqiptar dhe kryeministrit shqiptar në atë kohë në raport me institucionet e atëhershme të Kosovës”.

“Strategjia e Ahmet Krasniqit ka qenë të çlirohet Kosova e jo vetëm të iniciohet lufta dhe tani të vjen dikush tjetër”, tha Ramiqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori