LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Serbia u kthye në Rusi të vogël, kjo është shqetësim për gjithë rajonin

Ramadani: Serbia u kthye në Rusi të vogël, kjo është shqetësim për gjithë rajonin

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse, ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit.

Ramadani, përmes një shkrimi të bërë në Facebook,  ka thënë se armatosja e Serbisë, paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës.


Tutje ai ka pohuar se, Serbia është kthyer në Rusinë e vogël dhe kjo sipas tij,  është shqetësim për gjithë rajonin.

Ai ka thënë se, duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e vogël, transmeton Telegrafi.

Rusia dërgon armë të tjera Serbisë, Vuçiq: Nuk kemi plane për pushtim
Lexo po ashtu Rusia dërgon armë të tjera Serbisë, Vuçiq: Nuk kemi plane për pushtim

“Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale.
Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10të të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Në fund, ai ka pohuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori