LAJMI I FUNDIT:

Rama zbut portretin kriminal të Serbisë

Rama zbut portretin kriminal të Serbisë
Ilustrim

Sjellja politike ndërkombëtare e Edi Ramës, duke mos pasur asnjëherë busull çështjen kombëtare, është karakterizuar nga një aksion dhe qasje adoleshente. Çdo vend ka prioritetet e veta në politikën e jashtme, ku sigurisht përcaktohen nga historiku i marrëdhënieve dhe interesat mes tyre.

Në këtë pikëpamje, Rama nuk ka bërë kurrfarë kujdesi që të ketë një profil të caktuar. Ai ka një sjellje prej shefi OJQ-je totalisht majtiste, pa pasur parasysh qëndrimet strategjike për vendin. Ai dhe sjellja e tij prej trendi në arenën ndërkombëtare ndaj Gjermanisë, Francës etj., i ka hequr seriozitetin vetë Kryeministrit dhe fatkeqësisht edhe vendit. Në politikën e jashtme dhe diplomaci, protokollet janë shumëvjeçare dhe madje deri shekullore, ndaj ato përbëjnë logjikën e sjelljes dhe të politikës. Ky i ka shkelur ato me mendjelehtësi që nga detajet e deri te përmbajtja, që do të thotë ka shkelur që nga protokolli i veshjes e deri te kumti. Zëvendësimi i kulturës dhe informacionit, serioziteti i tezave dhe rrugëzgjidhjet në tavolinat e bisedimeve, Rama i ka zëvendësuar me një mendjelehtësi, batuta, barsoleta dhe qëndrimesh shkollateske. E gjithë kjo ka krijuar një portret jo serioz të Edi Ramës, por edhe vetë Shqipërisë në arenën rajonale dhe evropiane.


Dëmi është i pallogaritshëm dhe kurrë nuk është analizuar prej tij. E gjithë kjo filozofi dhe arsye më të thella se kaq, e kanë çuar Ramën drejt një qëndrimi jo rrallëherë skandaloz ndaj Serbisë. Shumësia e teksteve dhe e fakteve në raportet dypalëshe e tregojnë Ramën një Kryeministër me qëndrim të papërgjegjshëm në raport me specifikën e marrëdhënien me Serbinë. Serbia, një shtet me një sfond historik raportesh dypalëshe kriminale me shqiptarët, meriton një qëndrim krejt tjetër. Rama nuk duket se ka ndonjë dhimbje për raportet e Serbisë më në veçanti me Kosovën, qëkurse i dha Bregoviqit çelësin e qytetit kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Por, ai është thelluar në këtë drejtim, Rama vendosi ministër të Jashtëm një qytetar nga Kosova, i cili dështoi në mënyrë më qesharake dhe u shndërrua në një kukull pa vlerë duke dëmtuar thellësisht opinionin ndërkombëtar për Kosovën. Janë këto akte të papërgjegjshme që hoqën “kamerën” ndërkombëtare nga krimi serb në subjektet anësore brenda shqiptarëve. Nga ana tjetër, Rama me përdorimin e termave si ai që e ka mik Vuçiqin, term i palejueshëm përballë gjendjes Shqipëri-Serbi, Kosovë-Serbi. Pasi nuk duhet harruar se Vuçiqi është një nga oficerët e Aushvicit millosheviqian.

Duke përdorur kontekste, si letra për futbollistin serb ultranacionalist e deri te fotografitë dhe komportimi vizual i takimeve me Vuçiqin, e çojnë perceptimin në një zbutje të krimit serb. Për të ardhur pastaj te ngjarja më e rëndë, te konflikti dhe padia ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që është përfaqësues i luftës së Kosovës dhe dhimbjes që shkaktoi krimi serb. Për të ardhur pastaj te plani për ndarjen e Kosovës e deri te skenari i shpifjes për liderin e opozitës; të gjitha këto me qëllim që të zbutet apo më saktë të fshihet profili kriminal i Serbisë dhe konflikti të kalojë mes shqiptarësh. E gjithë kjo sjellje kërkon një hetim serioz institucional dhe duhet të mobilizojë partinë që përfaqëson Rama dhe vetë ministrat, që ky njeri ta flakte këtë busull dhe të merrte atë të një orientimi të përgjegjshëm, të saktë dhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të përgjegjësisë që i takon shtetit amë, Shqipërisë, që është në NATO dhe të buronte prej këtej një qëndrim i dallueshëm ndaj botës serbo-ruso e më gjerë.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori