LAJMI I FUNDIT:

Rama thumbon për Berishën: PD do të vijë në Parlament me një “dhëmballë të prishur”

Rama thumbon për Berishën: PD do të vijë në Parlament me një “dhëmballë të prishur”

Kryeministri shqiptar Edi Rama nga Pallati i Brigadave ka kërkuar nga deputetët socialistë që të mos kalojnë caqet e sjelljes së tyre me kundërshtarët e Partisë Demokratike.

Rama theksoi edhe njëherë se mandati i tretë duhet të jetë ndryshe nga dy të parët dhe shtoi se lufta e tyre nuk është me PD.


Një mesazh kreu i socialistëve dha edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA duke e cilësuar këtë të fundit si “dhëmballë e prishur e PD”.

Sipas Ramës, PD nuk ka kurajo as ta shkulë dhe as ta qetësojë, duke shtuar se për sa kohë “dhëmballa “do të jetë aty, PD do të jetë e pabotueshme.

Mandati i tretë s’duhet tu ngjajë dy të parëve as në sallone Kuvendit. Opozita mund të bëjë çfarë të dojë dhe ne duhet të bëjmë vetëm çfarë duhet. Duhet të shtyjmë përpara reforma dhe ligjet. Dora jonë e bashkëpunimit me PD mos të jetë e shtrirë pa kushte dhe pavarësisht nga sjellja e rivalëve tanë. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike dhe parlamentare. Ne duhet të ndryshojmë në këtë drejtim, sado që ata ti bien fyellit në të njëjtën vrimë, ku kanë rënë pesë herë me radhë. Dua ta them këtu se kush do ta kalojë cakun etik në adresë të rivalëve tanë, kush do të japë shembull të keq duke rënë pre e provokimeve të tyre, do të jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe mua”.

“Fatkeqësisht PD do vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur që nuk ka kurajo të shkulë dhe vullnet ta qetësojë. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty fytyra e PD do të jetë e pabotueshme. Ne nuk duhet ta kemi për asnjë mënyrë luftën tonë me PD. Në fund të këtij mandati ne nuk do vlerësohemi çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë PD, pot do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto katër vjet”, tha Rama. /abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori