Rama takon Çekun: Kultura dhe sporti kërkojnë bashkërendim me nivelin qendror

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Çekun ka biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive për nevojat e kryeqytetit.
Gjatë takimit kanë shpalosur ide për projektet që pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë.
“Kultura dhe sporti, si dy sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit”, ka shkruar Rama, njofton Telegrafi.
Nga
Telegrafi
07/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































