LAJMI I FUNDIT:

Rama: Sot fitoi Shqipëria evropiane, humbi me turp Shqipëria e djeshme

Rama: Sot fitoi Shqipëria evropiane, humbi me turp Shqipëria e djeshme

Dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë në konferencë për media.

“U krye për bukuri me një llaf”, tha Rama për ditën e sotme.


Rama tha se sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen përpara në rrugën e normalitetit shoqëror dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të Evropës.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi forca e politikës, fitoi qytetaria, fitoi shpresa. Fitoi me të drejtë me dinjitet Shqipëria evropiane e fëmijëve tanë, humbi me turp Shqipëria e djeshme”, tha Rama.

Ai këtë e cilësoi një “fitore e vështirë mbase më e vështira, sepse nuk luftuan mes veti kundërshtarët në zgjedhje, por luftoi vet sistemi ende i brishtë demokratik me kundërshtarët”.

Ai falënderoi miqtë ndërkombëtarë të shtetit të Shqipërisë për mbështetje,

“Pas pak hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë të çliruar nga ankthi i gjysmës së mbrapshtë të këtij viti”, tha ai.

Rama tha se duke shkuar te votojnë ose jo njerëzit folën me gjuhën e paqes, dhe kthyen qytetarisht ditën e sotme.

“Ne fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve. Nga sot Shqipëria nuk do të shoh me djegie mandate, bojkot zgjedhjes, nga sot pësimi i atyre që guxuan të marrin aventurën e mbrapsht gjysmë viti është mësim jo vetëm për ata, por për të gjitha partitë politike shqiptare, përgjithmonë”, tha Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori