LAJMI I FUNDIT:

Rama: Satelitët do të vijnë brenda këtij viti, janë vonuar për shkak të procedurave

Rama: Satelitët do të vijnë brenda këtij viti, janë vonuar për shkak të procedurave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference se brenda këtij viti do të vijnë satelitët e shumëpërfolur Albania 1 dhe Albania 2.

Kreu i qeverisë sqaroi shkurtimisht se dërgimi i satelitëve në orbitë është vonuar për shkak të procedurave.

Kryeministri foli gjatë një konference për bujqësinë ku tha se satelitët do të shërbejnë për të adresuar shkallën e fiktivitetit tek fermerët që kërkojnë subvencionimin e naftës.

Kreu i qeverisë u shpreh se deri më tani mbi 50 mijë fermerë kërkojnë naftë.

Por kur kjo shifër ballafaqohet me numrin e mjeteve bujqësore në terren nuk del llogaria. Prandaj ai u shpreh se në të ardhmen, fermeri që do të marrë naftë do të sjellë edhe faturat ku do të tregojë që ka prodhuar dhe ka shitur.

Rama reagon për satelitët që pritet të dërgojë Shqipëria në orbitë: Vonesat s'janë në dorën time
Lexo po ashtu Rama reagon për satelitët që pritet të dërgojë Shqipëria në orbitë: Vonesat s'janë në dorën time

Po ashtu, ai njoftoi se në të ardhmen do të ketë një financim tjetër për fermerët që duan naftë.

Kujtojmë se kryeministri Rama në tetor të vitit të kaluar paralajmëroi se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë, Albania 1 dhe Albania 2.

Ai tha se i pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor.

“Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes do të shohim satelitin në orbitë”, shprehej Rama në tetor. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori