Rama: Rrugët në Prishtinë janë të sigurta për qarkullim

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe ato të Shërbimeve Publike të Kryeqytetit, kanë punuar gjatë gjithë natës për të siguruar rrugë të pastra dhe të kalueshme në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se si rezultat i këtij angazhimi, rrugët në kryeqytet sot janë të sigurta për qarkullim.
“Ekipet tona kanë qenë në terren gjatë gjithë natës. Sot rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Institucionet komunale bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zonat malore dhe periferike, ku reshjet e borës mund të krijojnë vështirësi shtesë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































