LAJMI I FUNDIT:

Rama rrëfen prapaskenat e takimit me Bashën, “gjashtë orë bashkë në ditën e homoseksualëve”

Rama rrëfen prapaskenat e takimit me Bashën, “gjashtë orë bashkë në ditën e homoseksualëve”

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, ku u arrit edhe marrëveshja për të hyrë në zgjedhje opozita.

Rama u shpreh se në atë takim kishte shkuar pasi pa që partitë e tjera po organizon një takim për të nxjerrë PS-së si dele të zezë.

‘Asnjëherë të mos humbasim mundësinë që na jep kriza, çdo krizë është ose një moment që të çon në humnerë ose për një zgjidhje .

U bë takimi me përfaqësuat ndërkombëtar, nuk funksion, u bënë takime të tjera nuk funksionuan, dhe pastaj u organizua një takim jo nga unë. Unë mora një ftesë, i dhashë një përgjigje që nuk ishte as refuzim, as pranim, dhe kur mora vesh që të gjitha partitë e koalicionit tonë, kuptova që ishte një organizim nga të gjithë partitë për të nxjerrë dele të zezë partinë socialiste.

Sido që të ishte, e rëndësishme ishte që të mos lejoja që e gjithë kjo të mos përdorej, që ja ku na doli që Edi Rama nuk e do vettingun. E kam marrë vendimin në Elbasan. Jo për të shkuar për të mbajtur një fjalim, por për të takuar një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën.’, -tha Rama.

Takimi u realizua në 17 maj, e thirrur nga kreu i PR, Fatmir Mediu, dhe ai i PAA, Agron Duka.

Gjatë emisionit, gazetari Blendi Fevziu ia ka përmendur Ramës se është mbyllur me Bashën në një dhomë në ditën e homoseksualëve, gjë që ka sjellë reagimin e ashpër të Ramës.

Lexojeni republikën e mëposhtme:

Fevziu: Pasi ishit mbyllur edhe një herë në Presidencë vetëm për vetëm, në ditën ndërkombëtarëve të gejve. Mbylleni gjashtë orë dy burra, vetëm për vetëm, pa praninë e kamerave, vëmendjes publike, transparencës së plotë dhe mbyllni një marrëveshje. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?

Rama: Së pari njëherë Fevziu të gjithë njerëzit janë të barabartë. Janë të respektuar. Nuk të takon që në studion tënde të fyesh një komunitet të tërë njerëzish.

Fevzu: Kush po fyen. S’mund të më thuash mua fyen.

Rama: Se çfarë them unë është ajo që unë dua të them.