LAJMI I FUNDIT:

Rama pritet me protestë në Shkodër

Rama pritet me protestë në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta mëngjesin e së shtunes në Shkodër. Pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar e Territorit, një grup të rinjsh pjesë e Forumi Rinor Demokrat kanë zënë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit.

Në atë moment kanë ndërhyrë forcat e shumta të policisë, që kanë shtyrë protestuesit duke liruar rrugën kryesore e duke i zhvendosur në trotuar. Në momentin kur Rama ka zbritur nga makina protestuesit kanë nisur thirrje kundër qeverisë, ndërsa Kryeministri u është kthyer protestuesve me dy gishtat ngritur, shkruan Top Channel.

Kreu i FRPD Shkodër, Arvid Bushati, duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin është shprehur se është më mirë të iki kryeministri sesa të iki rinia nga vendi.

“Sot përballë kinemasë, nuk u grupuan vetëm demokratët, apo socialistët. Sot u grupuan të rinjtë dhe të rejat që janë mes dilemës a të ikin, a të qëndrojnë në këtë vend dhe sot morën vendimin që më mirë të largojmë Edi Ramën, sesa të largohemi ne”, deklaroi ai.


Protesta më pas është mbyllur e qetë pa incidente mes policisë e protestuesve.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori