eksperti-banner

Kryetari i Komunës së Prishtina, Përparim Rama ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në Hajvali, në kuadër të projektit për trajtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen në rrugën “Avni Kullovci” në Hajvali, si pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës komunale.


“Mirmëngjesi nga Hajvalia. Po vazhdojnë punimet për trajtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën ‘Avni Kullovci’”, ka shkruar ai. /Telegrafi/