LAJMI I FUNDIT:

Rama, përplasje të ashpra me gazetarët (Video)

Rama, përplasje të ashpra me gazetarët (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përplasur me gazetarët në emisionin Opinion në TV Klan, që po transmetohet edhe në Klan Kosova.

Një ndër ballafaqimet më të ashpra, Rama i ka pasur me gazetarin Armand Shkullaku, kur kanë biseduar për ekonominë.


Shkullaku, është shprehur se ekonomia shqiptare në drejtimin e qeverisë Rama, specifikisht bilanci i investimeve të huaja në vend është një histori dështimi.

Shkullaku tha se kemi zero investime në infrastrukturë dhe zero investime të huaja.

Ndërkaq, kryeministri i është përgjigjur me gjuhën e shifrave, të cilat tregojnë një realitet krejt tjetër, por për gazetarin ato janë thjesht manipulative.

“Më thoni ju si kryeministër i këtij vendi për katër vjet një investim të huaj që ka hyrë në Shqipëri gjatë qeverisjes tuaj”, tha Shkullaku.

Rama ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se këto s’janë muhabete që bëhen me një kryeministër dy-tre ditë para zgjedhjeve.

Rama ka insistuar se qeveria e tij ka bërë shumë më shumë për një mandat qeverisës sesa qeveritë e tjera që udhëhoqën Shqipërinë për rreth një çerek shekulli.

Më poshtë mund të ndiqni video nga përplasjet e Ramës me gazetarët: