Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur sot mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën në fjalën e mbajtur në seancën e posaçme parlamentare, ku presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua Kuvendit shqiptar me një video-mesazh.
Rama theksoi se edhe pse mizoritë e luftës në Ukrainë nuk mund të perceptohen, shqiptarët e ndjejnë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës nisur nga historia e tyre e afërt e luftës në Kosovë.
“Edhe pse mizorinë e kësaj lufte nuk mundet ta perceptojë sa e si duhet askush tjetër, përveç popullit ukrainas, më lejoni t’ju them i nderuar president Zelensky, se historia jonë e afërt, kur gjysmë milioni shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik, nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri, na ndihmon sidoqoftë të ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës”, ka thënë Rama.
“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur”, ka theksuar Rama.
Rama ka shtuar gjithashtu se Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina dhe mundësitë e saj për ndihmë “janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj”.
Por, ai tha se më 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme në konferencën e donatorëve në Varshavë të Polonisë ku do të japë kontributin e vet për Ukrainën.
“Por, ne kemi besuar qysh në fillim, se nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kemi pasur nderin të jemi edhe bashkënismëtarë të disa qëndrimeve domethënëse kundër agresionit rus. Pasnesër, më 5 maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest”, ka theksuar Rama.
“I dashur miku ynë, presidenti Zelensky, e kujtoj shpesh këto kohë bisedën tonë në Kiev dhe dëshirën tuaj që Shqipëria të bëhej vendi ku ukrainasit të kishin shtëpi të dyta për pushimet e tyre. “Jemi shumë afër për të qenë kaq larg!”, thatë ju me kënaqësinë e dikujt që ka zbuluar një vend të bukur pranë shtëpisë”, ka thënë Rama.
“Të gjithë e dimë tanimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ashtu sikundër çdo ditë që kalon, me tmerre të reja, e zgjatë ende më shumë shtegun shumë të ngushtë drejt paqes. Por unë e besoj sinqerisht zoti President, se nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit që ikin për të mbrojtur fëmijët e tyre nga lufta, nesër dëshira juaj, që ata të vijnë këtu, në shtëpitë e tyre të dyta, për të kaluar pushime të gëzuara familjarisht, do të bëhet realitet”, ka shtuar kryeministri i Shqipërisë.
“Unë dhe të gjithë ne këtu do të donim t’ju thoshim sot shumë gjëra, por ju keni me siguri shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë i nderuar president, kështu që lejomëni ta mbyll këtë fjalë, duke ju shprehur në emër të Shqipërisë e të shqiptarëve, të gjithë mbështetjen, respektin dhe miqësinë tonë. Zoti qoftë me ju dhe me Ukrainën heroike!”, ka thënë Rama në përmbyllje të fjalimit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Pas rastit në Banjskë, Elshani: Ka raste kur policët e dorëhequr po kërkojnë të kthehen në punë

Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Serbisë, pas sulmit në veri të Kosovës

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist