LAJMI I FUNDIT:

Rama niset drejt SHBA-ve më 14 shtator, zbulohet arsyeja e vizitës 1 javore

Rama niset drejt SHBA-ve më 14 shtator, zbulohet arsyeja e vizitës 1 javore

Shqipëria pritet të nis nga 1 shtatori Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lidhur me këtë zhvillim të rëndësishëm kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA-ve më 14 shtator.

Burime bëjnë me dije se vizita e kryeministri Rama në SHBA pritet të zgjasë 1 javë, 14 me 21 shtator.


Lidhur me marrjen e Presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, reagoi këtë të enjte dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Përmes një deklarate për media Xhaçka theksoi se Shqipëria e merr këtë detyrë të rëndësishme në një kohë tepër të vështirë në arenën globale, por theksoi se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për të pasur një performancë të suksesshme.

Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit, ministrja e Jashtme prezanton objektivat
Lexo po ashtu Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit, ministrja e Jashtme prezanton objektivat

“Kjo Presidencë shqiptare e Këshillit të Sigurimit vjen në një moment vërtetë të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri tek kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi, e deri tek kriza e pasiguria që mbizotëron sot në Sahel.

Është pra një moment, që si kurrë më parë, ka nevojë për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar, e veçanërisht të Këshillit të Sigurimit për të garantuar paqen e sigurinë në botë, për të garantuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB. Mbajtja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, i jep vendit tonë mundësinë që të përcaktojë në një masë të madhe, sigurisht në konsultim të ngushtë me aleatët e partnerët, se cila do të jetë agjenda e Këshillit për muajin e shtatorit, se cilat janë ato çështje që do të marrin vëmendjen e Këshillit, cilat janë ato situata që do të përfitojnë nga angazhimi i Këshillit të Sigurimit.

Sigurisht, që ndryshe nga janari 2022, kur u ulëm për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, ne sot i qasemi Presidencës sonë me avantazhin e një eksperience të vyer të akumuluar gjatë këtyre 20 muajve të fundit, por edhe me avantazhin që na jep në sytë e aleatëve e partnerëve performanca tejet e suksesshme e profesionale që kemi pasur gjatë këtij mandati”, tha Xhaçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori