LAJMI I FUNDIT:

Rama mesazh gjyqtarëve dhe prokurorëve – ‘100 për qind do të arrestohen’

Rama mesazh gjyqtarëve dhe prokurorëve – ‘100 për qind do të arrestohen’

Kryeministri Rama tha në emisionin Opinion se me ndryshimet e fundit ligjore në statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ata mund të arrestohen nëse provohet se kanë dhënë vendime që ai i quajti ‘skandaloze’.

Rama tha se të gjithë gjyqtarët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sa për ligjin special të “antiKÇK” ai shtoi se u bë në këtë moment sepse ligji aktual anti-mafia nuk mund të funksionojë me gjyqtarët  dhe prokurorët e korruptuar që janë në sistem.


Pjesë nga debati

Blendi Fevziu – Arrestohet një gjykatës nëqoftëse mendohet se ka bashkëpunuar

Edi Rama – 100% po, me këtë që kemi kaluar dje 100%. Nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz. ILD ka të drejtë të bëjë verifikimet. KLGJ  dhe KLP e pezullojnë, pastaj në grupin e verifikimit do jenë të gjithë inspektorët.

Blendi Fevziu – Kjo ka qenë edhe në vitet 90 dhe u quajt fitore e madhe kur u hoq.

Edi Rama – Nuk ka qenë kështu, Fevzi mos kalo te kjo. Me këtë masë ne kemi arritur ti japim të gjithë këtyre të KÇK mos guxoni të bëni më veprime të tilla sepse ca ndodh, ata japin vendime pastaj fillon historia ka dhënë letër kryetari i Bashkisë, ka dalë në fotografi me atë, bëhet një konglomerat dhe nuk merret vesh se kush është krimi. Përgjegjësia i ngelet gjyqtarit për vendime të kësaj natyre. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në emergjencë dhe ligji special nuk merret me asgjë tjetër përveç se me një gjë. Je dënuar sepse ke vrarë, je dënuar domethënë unë nuk merrem fare të të gjykoj nuk të shkel asnjë të drejtë, ti je i dënuar, ke trafikuar, ke bërë të gjitha të zezat. E ke kryer dënimin ose je duke e kryer ose je akuzuar për këto krime, nuk je dënuar sepse gjykatat kanë qenë këto që kanë qenë, s’ka problem. Do provosh që kjo shishja e ujit që ke është aktivitet i punë dhe jo i aktivitetit tënd kriminal. Ligji antimafia nuk mund të funksiononte me KCK sepse janë në aleancë prandaj duhej kjo në këtë moment.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori