LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kosova nuk po e shfrytëzon Open Ballkan, por bën teori konspirative

Rama: Kosova nuk po e shfrytëzon Open Ballkan, por bën teori konspirative

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sërish ka mbrojtur nismën “Open Balkan”, marrëveshje e arritur mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke e kritikuar Kosovën që nuk po bëhet pjesë e saj.

Në një konferencë të përbashkët në Tiranë me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel Rama ka thënë se Procesi i Berlinit dhe “Open Ballkan” nuk janë në kontradikta mes vete.


Sipas Ramës, Kosova po bën teori konspiracioni për “Open Ballkan”.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Faktikisht procesi i dakordimit mes 6 vendeve është një proces i ngatërruar. Ajo që keni parë në të shkuarën është se shpesh herë një vend apo një tjetër bëhen shkak që të gjithë të ngecin, prandaj Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përjashtuar njëri absolutisht, por për të mos u varur nga vetë dhe nga teoritë e konspiracionit të tjetrit, por për të ecur përpara gjithmonë duke pasur parasysh gjithë procesin e Berlinit… Një nga pengesat për të ecur më shpejt ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin sepse nëse ne fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementet atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do ishte e garantuar dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten, por rri dhe bënë teori konspiracioni për Open Ballkan. Traseja është e shtruar, procesi i Berlinit është një proces që do të vazhdojë. Open Ballkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka absolutisht asnjë kontradiktë në mes dyjave”, u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare i cili e ka iniciuar edhe “Open Ballkan” tha se brenda këtij procesi nuk ka asgjë kontradiktore me Procesin e Berlinit.

Ai madje thotë se ky proces vetëm sa e përshpejton Procesin e Berlinit.

“Open Ballkan është pjellë e procesit të Berlinit, nuk është një alternativë e procesit të Berlinit, nuk është një nismë në kontradiktë me procesin e Berlinit, është pjellë e procesit të Berlinit. Open Ballkan është as më shumë dhe as më pak por një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit, Nuk ka Open Ballkan asgjë brenda në kontradiktë me procesin e Berlinit, përkundrazi është marrja në dorë e procesit pa pritur që një herë në vit të mblidhen diku të tjerë për ne apo që disa të tjerë ta bëjnë këtë punë për ne dhe rezultate kanë filluar të flasin dhe do flasin gjithnjë e më shumë. Open Ballkan është asgjë më shumë sesa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës apo kush thotë që njëra bie ndesh me tjetrën ose e bënë me qëllim ose nuk e kupton. Dhe gjëja tjetër e rëndësishme që kancelaren sot kemi diskutuara dhe bashkë me kolegët që teoritë e konspiracionit se procesi i Berlinit apo Open Ballkan apo nismat rajonale janë të organizuara nga forcat e treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë këtu një mikro-BE, që të mos na fusin kurrë në BE, janë dokrra fare”, u shpreh ai.kp/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori