Rama: Kemi bërë një rezervim për vaksinën kundër COVID-19 kur të jetë gati

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me mundësinë e porositjes së një vaksine kundër COVID-19, në çastin kur kjo e fundit do të arrihet.
Përballë mjekëve të QSUT në Tiranë, Rama deklaroi se qeveria e ka bërë një rezervim për këtë vaksinë.
"Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë. Edhe kjo është histori më vete që do e shohim si do vijojë, pa llogaritur këta që flasin për çipa që do ju fusin në trup që janë pjesë e një fantazie të çmendur", tha Rama.
Po ashtu, ai ka folur për mundësinë e futjes sërish në karantinë gjatë muajve të vjeshtës e dimrit.
Rama tha hapur se nuk do të ketë më izolim, pasi sjellë dëme dhe shkatërrim të ekonomisë e psikologjisë së qytetarëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































