LAJMI I FUNDIT:

Rama-Haradinaj… më shumë se një gjyq

Rama-Haradinaj… më shumë se një gjyq

Asnjëherë nuk ka përbërë lajm ulja në tryezë mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Por, këtë herë, për herë të parë, do ta shohin veten të ulur përballë në sallën e gjyqit. Nëse dikush do ta kishte thënë këtë gjë edhe më shaka para disa vitesh, do ta kishim marrë për të çmendur. Nën drejtimin e Ramës, marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën kanë kapur nivelin më të ulët në histori.

Çdo kryeministër shqiptar i periudhës së demokracisë ka bërë çdo gjë të mundur, që të paktën të mos tregonte në publik asnjë pakënaqësi ndaj palës kosovare. Kjo, më shumë mbështetur tek ideja se problemi më i madh Kosovës i vjen nga fqinji në veri dhe jo nga ai në jug.


Shprehja lapidar, “jemi Një”, sot më shumë se kurrë nuk është më e vërtetë. Kosova dhe Shqipëria nuk janë Një. Mbase janë Një në termat etnografikë, etnikë, linguistikë dhe historikë (deri në vitin 1912), por jo më në planin e aktuales.

Së pari, Kosova është një vend më demokratik. Zgjedhjet kanë një mori problemesh, por në fund çdo palë pranon rezultatin. Ka parregullsi, keqmenaxhim apo transformim votash, por këto janë në nivel të papërfillshëm. Në Shqipëri ka veç një duzinë deputetësh dhe kryetarësh bashkish, që duhet të lënë detyrat, pasi e shkuara e tyre është një karrierë mbresëlënëse për botën e krimit. Veç kësaj, të fortët dhe banditët nuk janë vetëm reparte ndihmëse, por në realitet ata duhet të jenë përgjegjësit për zbatimin në terren të reformave zgjedhore.

Kosova, që nga pavarësia e saj, ka ndryshuar pothuajse shtatë drejtues ekzekutivi, ku dy herë është nominuar Thaçi dhe Haradinaj. Ndërsa, Shqipëria vetëm tre. Qëndrimi gjatë në pushtet i një lideri është një nga rastet e sistemeve gjysmëdemokratike. Liderët e Shqipërisë kanë jetuar për vite në Perëndim midis Amsterdamit, Parisit apo Brukselit. Ata të Kosovës, jo. Thaçi dhe Haradinaj kanë luftuar maleve të Kosovës, këtij të fundit i është dashur të ulet, së paku tre herë, në Tribunalin e Hagës. Kurti ka vuajtur vite izolimi në burgjet e Milosheviqit, pasi kërkonte më shumë liri.

Kosova u shpall vend i pavarur në vitin 2008, pasi kishte vuajtur si viktima e fundit në konfliktin e përgjakshëm të Jugosllavisë. Në këto 20 vite, Kosova ka përparuar e është ndodhur në pamundësi për t’u njohur zyrtarisht si shtet i pavarur, sa për shkak të Serbisë, po aq edhe për koniunkturat gjeostrategjike në rajon. Por, ka arritur të krijojë një shtet të së drejtës shumë herë më funksional se Shqipëria, që është pak më e vjetër në moshë. Kosova nuk ka një ligj për median të tipit Erdogan apo Putin. Sistemi gjyqësor nuk nxjerr nga burgu vrasës apo banditë me motivacione ‘sjellje e mirë’ në burg. E, këta të fundit, pasi lirohen, nuk përfundojnë në Parlament apo në ndonjë bashki. Në 20 vite, asnjë parti nuk ka qeverisur e vetme, përherë në koalicion, madje pothuajse përherë në aleancë me minoritetin serb. Shqipëria nuk ka asnjë problem minoritar, me përjashtim të ndonjë kërkese sa për forcë zakoni të palës greke.

Për sa i përket integrimit në BE, Shqipëria ka ngelur në vend, kjo komplet për faj të lidershipit politik të Tiranës. Edhe Kosova duket në stagnim për sa i përket integrimit, por që nuk mund të thuhet se është vetëm faj i lidershipit të Prishtinës. Pa harruar faktin se pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë. E në rast se Beogradi dhe Prishtina gjejnë gjuhën e përbashkët, Kosova do të integrohet në BE shumë më shpejt se Shqipëria.

Duket se në këto shtatë vite, diçka nuk ka shkuar mirë mes Tiranës dhe Prishtinës. Në gati një vit, Haradinaj dhe Rama kanë shkëmbyer akuza të forta mes njëri-tjetrit, për të vazhduar me vendosjen e një barriere artificiale si ajo e Morinës. Dhe, arriti kulmin kur, thjesht për arsye pragmatike, Tirana u afrua me Beogradin për t’u larguar me Prishtinën. Rama priste në Tiranë presidentin e Serbisë, kur pala kosovare në unison i kërkonte të tërhiqej. Një pyetje me vend do ishte, a do ta ftonte Presidenti Vuçiq homologun e tij kroat në rast se Dodiku (lideri i serbëve të Bosnjës) do t’i kërkonte të mos e bënte? Apo, a do ta ftonte në Athinë kryeministri grek homologun turk, në rast se Qipro do t’i kërkonte të mos e bënte?

Duket se Tirana zyrtare vuan nga megalomania. Në pamundësi apo mungesë vizioni për të zgjidhur problemet e vendit, i hedhin sytë të zgjidhin konfliktet, të cilat as nuk i kanë nxitur dhe as nuk mund t’u japin një zgjidhje. Marrëdhënia Serbi-Kosovë është më shumë se një çështje e rajonit. Të vetmet që kanë mundësinë dhe fuqinë t’i japin një zgjidhje, është Uashingtoni apo Bruksel. E veçanërisht ky i dyti, mbështetur mbi faktin se të dyja vendet e shohin Brukselin si destinacionin final të tyren.

Në trend

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori