LAJMI I FUNDIT:

Rama-Hajrizi: Kushtetuesja merr vendime pa presion politik

Rama-Hajrizi: Kushtetuesja merr vendime pa presion politik

Gjykata Kushtetuese e Kosovës po shënon 7-vjetorin e themelimit. Në një ceremoni solemne në të cilën kanë marrë pjesë krerët e shtetit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi tha se Gjykata Kushtetuese po vazhdon të forcojë sundimin kushtetues të vendit.

Sipas saj edhe në këtë vit Gjykata Kushtetuese ka vendos raste të rëndësishme për shtetin.


“Jemi të vetëdijshëm se vendimet që marrim ne analizohen e komentohen shpeshherë edhe jashtë kontekstit dhe dëshiroj të theksoj se edhe gjatë këtij viti vendimet që kemi marrë nuk janë vendime të presioneve por e analizave dhe standardeve ndërkombëtare”, tha Rama-Hajrizi.

Sipas saj misioni i Gjykatës Kushtetuese është që të shërbeje për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari të Kosovës.

Rama-Hajrizi tregoi se Gjykata Kushtetuese gjatë këtij viti ka pranuar 118 kërkesa ku 103 janë parashtruar nga parashtrues individual, ndërsa pjesa tjetër nga ato shtetërore.

Ajo përmendi dy vendimet të cilat mori Gjykata Kushtetuese, e para aktgjykimi i për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ai për Manastirin e Deçanit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe kryeministri Isa Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori