Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe debatet me homologun e tij kosovar.
Rama në një intervistë për TCH, tha se “janë 10 vjet me shumë arritje, sfida, me jo pak probleme por ajo që është e rëndësishme është se si gjithmonë kur ka një përvjetor jubilar dhe koha kthehet prapa atëherë pa dyshim që është një ditë për tu gëzuar, sepse në të gjitha rastet s’ka asnjë krahasim me ku ishim 10 vite më parë”.
Mund të kishte bërë më shumë Kosova, Shqipëria? Kam parasysh këtu dështimin për pak vota për t’u anëtarësuar në UNESCO që është një gjë shumë konkrete?
Rama: Gjithmonë mund të bëhet më shumë, ka gjithmonë arsye për të menduar se diçka mund të ishte bërë më mirë, por në fund e rëndësishme është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë.
Kosova pret shumë që të paktën këtë vit, nëse do të arrijë të përmbushë detyrimin e saj për demarkacionin me Mali e Zi të mund të marrë liberalizimin e vizave, ndoshta në fund të këtij viti. Por sot Shqipëria ka patur një rol të sajin, dhe ju keni ndikuar e keni bërë deklarata publike, presidenti Meta po ashtu. Mendoni se ka ardhur momenti që ky ngërç të zgjidhet? E keni thënë dhe mbrëmë në një intervistë televizive?
Rama: Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarkacionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosvoës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës.
U sqaruat me kryeministrin e Kosovës Haradinaj për këtë qëndrim tuajin, për atë deklaratë të bërë mbrëmë në intervistë e më pas pasuar nga një postim në Facebook. Sepse më pas keni pasur trokitje gotash. U kapërcye ngërçi?
Rama: Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem.
Çfarë ishte batuta e parë që ju tha në momentin e parë që hytë në sallë?
Rama: Asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejt për drejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejtpërdrejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert