LAJMI I FUNDIT:

I shpetoi mrekullisht plumbit gjatë raportimit në Kosovë më 1999, Rama i dhuron simbolin e Prishtinës gazetarit britanik

I shpetoi mrekullisht plumbit gjatë raportimit në Kosovë më 1999, Rama i dhuron simbolin e Prishtinës gazetarit britanik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në shenjë falënderimi për raportimin e tij vetëmohues në Prekaz, gazetarit Vaughan Smith i ka dhuruar figurinën e Hyjneshës në Fron.

Ky falënderim është bërë në këtë përvjetor të ngjarjeve në Prekaz, derisa Rama ka njoftuar se me rastin e 11 qershorit për ditën e çlirimit të qytetit, Smith do të shpallet Qytetar Nderi i Prishtinës.


“Sot, në këtë përvjetor të ngjarjeve në Prekaz, në emër të qytetit të Prishtinës, zotit Vaughan Smith në shenjë falënderimi, ia dhurova figurinën e Hyjneshës në Fron, simbolin e qytetit tonë, dhe në të njëjtën kohë i tregova se do të iniciojmë procedurat për ta shpallur Qytetar Nderi të Prishtinës më 11 qershor për ditën e çlirimit të qytetit tone”.

I pari i Prishtinës ka treguar edhe historinë e gazetarit në fjalë dhe sakrificën e tij për të dokumentuar shkatërrimin sistematik që forcat serbë po bënin mbi shtëpitë e shqiptarëve.

“Sot, kur shënojmë 24 vjet nga ngjarjet historike në Prekaz, gazetari britanik Vaughan Smith, në mars të vitit 1998, ndërsa Adem e Hamzë Jashari luftonin në përballjen heroike me forcat serbe, ai me kamerën e tij dokumentonte po aq heroikisht këtë moment kthesë të historisë sonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i Prishtinës thotë se Vaughan vetë u vu në sprovë prej vdekjes nga gjuajtja e snajperistit serb.

“Snajperisti sërb e shënjestroi, dhe plumbi e goditi Vaughan-in. Por, në zallamahinë e përgjithshme dhe në përqendrimin për t’u tërheqë i sigurt drejt veturës së ndodhur me kilometra larg, Vaughan as nuk e kuptoi se ishte goditë. E mori vesh veç kur u kthye në veturë dhe nxori nga çanta e lidhur rreth brezit shaminë ku kish mbështjellë pakon e cigareve, një tufë prej 3 mijë markash gjermane dhe telefonin mobil me të cilin donte me i telefonu gruas. Telefoni ishte kthy në një deng copash metali, e plumbi kish mbetë i ngulitur në baterinë e tij. Markat gjermane e kishin të gjitha nga një vrimë të rrumbullakët mespërmes. Kur Vaughan çoi këmishën, pa një mavijosje të madhe në bark, por asgjë më shumë. Të mos e kishte çantën rreth brezit, plumbin do ta kishte në bark”, rrëfen Rama.

“Xhirimet që i transferoi me satelit, po atë ditë i shfaqën edicionet e lajmeve në BBC të Britanisë. Filmimet ishin ato të shkëmbimeve të para të rëndësishme të zjarrit në luftën e saponisur të Kosovës. Nga pamjet shihej qartë edhe shkatërrimi sistematik, ndërsa forcat sërbe hidhnin lëndë djegëse mbi shtëpitë e Prekazit për t’ua vënë atyre flakën, e që botës ia dhanë të parat dëshmi reale se sërbët e kishin nisë një fushatë të madhe spastrimi në Kosovë. Asnjë kameraman tjetër, gjatë gjithë muajve të gjatë të luftës, nuk ia doli me iu ardhë aq afër sa Vaughan autoblindave të Sërbisë gjatë aktit të rrënimit të shtëpive shqiptare”, tregon tutje i pari i Prishtinës historinë rrëqethëse të gazetarit britanik.

Si videogazetar i pavarur, Vaughan ka fitu – individualisht dhe si pjesëtar i ekipeve – 28 çmime lajmesh. Shumicën e këtyre i ka për filmin “Lugina”, në të cilin portreton luftën në Kosovë, e i cili mbetet njëri nga dokumentarët më të vlerësuar që të jetë shfaqë në televizionet britanike.

Rama thotë se derisa ishte duke punuar në projekt-propozimin për konservimin e shtëpive-muze të familjes Jashari, Vaughan i kishte dha shumë bujarisht të drejta të plota me i përdorë filmimet e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori