LAJMI I FUNDIT:

Rama dhe Manastirliu në Elbasan, sot arrijnë në Shqipëri 7,020 vaksina Pfizer  

Rama dhe Manastirliu në Elbasan, sot arrijnë në Shqipëri 7,020 vaksina Pfizer  

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Elbasan.

Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë me të njëjtin ritëm, duke bërë me dije se janë mbi 185 mijë të moshuar të vaksinuar deri më sot dhe më shumë se 260,000 vaksinime në total.


“Elbasani po ecën shumë mirë, janë mbi 22 mijë vaksinime, do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit në grup moshën +60 deri 69, sigurisht duke filluar me fashën e moshës më të lartë. Ne në tërësi kemi kryer mbi 260 mijë vaksinime, prej tyre, 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar menaxhimin e kryer në të gjithë vendin sa i përket procesit të vaksinimit, Manastirliu tha se sot priten të vijë seria e radhës e vaksinave Pfizer.

“Dua që t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njëjtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë.

Aktualisht sot presim që të vijnë 7020 dozat të kontratës me Pfizer. Dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer mbi 260,000 vaksinime. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori