LAJMI I FUNDIT:

Rama: Bashkëpunimi, e jo dallimet zgjidhin çështjet në Ballkanin Perëndimor

Rama: Bashkëpunimi, e jo dallimet zgjidhin çështjet në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në mbi planin e ri të rritjes.

Rama ka thënë se për dallim nga Shqipërisë disa vende të rajonit përballen ende me çështje komplekse mes tyre.

“Unë e pranoj që ndryshe nga Shqipëria disa vende të rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, megjithatë bëjë thirrje që t’i lëmë mënjanë këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike me qëllim për të transformuar rajonin. Çështjet dypalshe mbesin, por duhen zgjedhur përmes bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh, dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të rishumpalësh”, tha Rama.


Rama hap Samitin e Ballkanit Perëndimor mbi planin e rritjes, fokusimi te bashkëpunimi dhe dialogu për të transformuar rajonin
Lexo po ashtu Rama hap Samitin e Ballkanit Perëndimor mbi planin e rritjes, fokusimi te bashkëpunimi dhe dialogu për të transformuar rajonin

Kryeministri Rama më tej shtoi se 10 vjet më parë udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit u takuan në zyrën e kancelarit në Berlin, ku për herë të parë objektivi nuk ishte për tu marrë me plagët e së shkuarës por për të kapur të ardhmen që përkon me të ardhmen tonë drejt BE-së.

“Përgjatë këtyre 10 viteve procesi i Berlinit na ka dëshmuar sesa më e lehtë të thuash dhe të bësh, është sigurimi aktual i lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave e shërbimeve. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veritur morën nismën e Ballkanit të Hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar njëra-tjetrën”, tha Rama.

Rama tutje u shpreh se “ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do të na bëjë të humbasim paqen. Së bashku ne bartim rëndësi e potencial të madh për mundësi pozitive”

Tutje kryeministri u shpreh se respektimi i shtetit të së drejtës është një kusht i padiskutueshëm për të marrë fonde të reja e për të përfituar nga mundësitë brenda tregut të BE-së.

“Dua të shpreh nevojën që ta lëmë politikën ballkanike jashtë kësaj sfide të përbashkët dhe të përqendrohemi të gjithë te suksesi i këtij ushtrimi të jashtëzakonshëm me shumë përfitime”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori