LAJMI I FUNDIT:

Rakiq i thotë ambasadorit amerikan se ura e Ibrit nuk hapet pa u definuar kufiri mes dy Mitrovicave

Rakiq i thotë ambasadorit amerikan se ura e Ibrit nuk hapet pa u definuar kufiri mes dy Mitrovicave

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka qëndruar të shtunën në veri të Mitrovicës.

Ai është pritur në urën kryesore të Ibrit nga krerët e Listës Serbe, nga kryetari Goran Rakiq dhe nga nënkryetari Igor Simiq, për ta vazhduar pastaj bashkërisht të shëtisin rrugëve me plot flamuj e simbole serbe përtej urës, e cila edhe më tutje vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të automjeteve.


Madje ambasadori Kosnett ka marrë konfirmimin dhe zotimin e Rakiqit se ura e Ibrit nuk do të hapet derisa të definohet kufiri në mes të dy komunave e që sipas Rakiqit kjo është e precizuar në pikën 5 të Marrëveshjes së Brukselit.

Ambasadori Kosnett është ulur pastaj bashkë me Rakiqin e me Simiqin për të pirë kafe në kopshtin e një kafeneje, nga e cila dëgjohej muzikë serbe dhe valonin flamujt e Serbisë.

Pa asnjë simbol të shtetit të Kosovës në atë pjesë ambasadori Kosnett nuk ka shfaqur ndonjë shenjë entuziazmi dhe nuk ka folur shumë, shkruan Zëri.

Në një komunikatë të Listës Serbe të dërguar medieve në veri të Mitrovicës thuhet se ambasadori amerikan është pritur në urën kryesore të Ibrit dhe se vizita në veri është bërë me kërkesë të Listës Serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori