LAJMI I FUNDIT:

Rakiq paralajmëron bllokimin e rrugëve në veri, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe

Rakiq paralajmëron bllokimin e rrugëve në veri, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, vetëm pak ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Dhe siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke iu drejtuar takimit tha se “kanë marrë garanci se presidenti (Vuçiq) do të jetë me popullin e tij”.

“I kemi thënë qartë presidentit se nëse Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë speciale fillojnë të konfiskojnë pronën tonë (targat, veturat), ne do të përdorim të gjitha mjetet e rezistencës demokratike të popullit”, citohet të ketë thënë ai.


Në këtë drejtim, ai ka shtuar: “Nëse Prishtina shkon me dhunë, ne do të bllokojmë të gjitha rrugët”.

Siç vënë në pah mediat serbe, një Mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është caktuar për në orën 10:00, pas së cilës presidenti Vuçiq do t’i drejtohet mediave.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se nga 1 nëntori do të hyjë në fuqi vendimi për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori