LAJMI I FUNDIT:

Rajoni i Pollogut, vitin e kaluar është ulur numri veprave penale lidhur me dhunën në familje

Rajoni i Pollogut, vitin e kaluar është ulur numri veprave penale lidhur me dhunën në familje

Gjatë vitit të kaluar (2023), në zonën e SPB-Tetovë, janë regjistruar gjithsej 132 vepra penale lidhur me dhunën në familje (Tetovë – 72 dhe Gostivar – 60) ose 21 më pak krahasuar me vitin paraprak.

Më shumë se gjysma e këtyre veprave (TE-38 dhe GV-37) kanë qenë me shkaktim të lëndimeve trupore. Në veprat e vitit të kaluar janë përfshirë, gjegjësisht janë raportuar gjithsej 131 autorë dhe numri më i madh i tyre janë zbardhur plotësisht dhe plotësuar me 113 kallëzime penale.


“Në mesin e dhunuesve, ende janë më të shumtët meshkujt (122), kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, bashkëshortë të zakonshëm, baballarë, djem e të tjerë, si dhe 9 dhunuese janë femra të këtij lloji të dhunës”.

“Numri i “viktimave” të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra (bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra), si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem. Arsyet më të shpeshta për këtë lloj të dhunës, sipas njohurive të mëparshme dhe përvojës profesionale të SPB-Tetovë, janë çrregullimet nervore, veset e ndryshme, e mbi të gjitha alkooli dhe droga, si dhe arsye të tjera të regjistruara”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori