LAJMI I FUNDIT:

Rajhu i Tretë, mes astrologjisë dhe propagandës së zezë

Rajhu i Tretë, mes astrologjisë dhe propagandës së zezë

Në departamentin tepër sekret të Ministrisë së Propagandës së Rajhut, astrologu Karl Ernst Kraft kryente një detyrë delikate.

Qëllimi ishte rishkrimi i strofave të Profecive të Nostradamusit, për t’i bërë trupat gjermane të besonin se Fyhreri ishte një tip i Përzgjedhuri dhe për ti inkurajuar ushtarët për të luftuar për një Gjermani, lavdia e së cilës po shihej botërisht.


Risollën në vëmendje tekstet e shekullit të 16-të, frut i vizioneve të magjistarit më të famshëm të të gjitha kohërave. Nuk ishin vetëm Kraft dhe oficerët nën komandën e Gebëlsit, ata që hodhën sytë nga tekstet profetike.

Për t’iu kundërvënë këtij operacioni shërbimet sekrete aleate, më saktë anglezët, të njohur si “Skuadra e zezë” e Çërçillit realizuan kompozime të teksteve astrologjike, kartave yjore dhe profecive me qëllim përhapjen e frymës së mosbesimit midis trupave armike.

Ishte hungarezi me origjine gjermane Luis de Uohl në shërbim të MI5-ës britanike, që në bashkëpunim me falsifikuesin e dokumenteve Erik Holl, shpikën një sërë profecish deri në flasifikimin e revistës më të famshme astrologjike, Zenit.

Ata ndryshuan datën duke ditur paraprakisht vendndodhjen e nëndetëseve gjermane të muajve të fundit, dhe duke avancuar për tu hedhur më pas mbi llogoret armike dhe për tua bërë të qartë ushtarëve të Vermahtit që po luftonin një luftë që s’mund ta fitonin, transmeton bota.al.

Përpos përpjekjeve ata bënë një gabim trashanik. Uohl e përzgjodhi revistën “Der Zenit” kur kryefaqja ishte pa artikull dhe sigurisht që mashtrimi nuk u besua. Të paktën një gjë e gjetën, nazistët do ta humbnin atë luftë.