Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, është nderuar me çmimin “Qytetar nderi” nga Komuna e Rahovecit. Këtë çmim, që simbolizon angazhimin e tij për të mirën e qytetarëve të kësaj komuna, ia ndau kryetari Smajl Latifi.
Me këtë rast Minxhozi në fjalimin e tij në Kuvendin Komunal të Rahovecit tha se ndjehet i privilegjuar me këtë çmim, teksa kujton kohën kur filloi vizitat e para nëpër komuna.
“Jam shumë i privilegjuar për këtë nder të jashtëzakonshëm që mu bë në një ditë jashtëzakonshme. Kur jam caktuar ambasador në Kosovë pyetjen e parë që i bëra vetes ishte se sa do jem në gjendje për të sfiduar një besim të madh. Dhe e fillova me disa vizita në disa komuna të Kosovës për të parë se çka mund të ofrojë diçka të veçantë këtu”, shtoi ai.
Minxhozi shtoi se që nga dita kur është emëruar ambasador është munduar të përçojë mesazhin e të qenurit një komb, teksa theksoi se në Kosovë nuk duhet të ketë fare ambasador të Shqipërisë.
“Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë për mendimin tim nuk duhet të ishte fare. Por historia kështu e solli që edhe unë të jem një ambasador si të gjithë të tjerët dhe jam munduar që nga data e parë që të përçojë disa mesazhe. Sepse ne jemi vëllezër, ne jemi një gjak, ne jemi një komb, por çfarë mund të bëhet për këto njerëz që të bashkohemi edhe më tepër. Dhe thashë se gjëja më e madhe që mund të bëhet është t’i japim një zhvillim të ndërsjellët që të mos jemi vetëm dy shtete por të jemi një komb dhe kombi zhvillohet me një energji të dy kaheve të kufirit,” shprehet ai.
Ndërkohë ai tregoi edhe arsyen se pse qyteti i Rahovecit është i veçante për të. Sipas tij ky qytet është vendi më i goditur nga okupuari serb.
“Rahoveci pse është i veçantë për mua, është i veçantë sepse është një nga rajonet më të goditura nga okupatori serb dhe jo vetëm gjatë viteve 1999 por në vazhdimësi gjatë historisë së saj. Padrejtësi, gjenocid, sulme makabre deri në zhdukje njerëzish, vrasje të kryefamiljarëve, meshkujve nga regjimi serb, është një nga zonat më të goditura të Kosovës. Kjo është e para që më lidh më tepër me Rahovecin, e dyta është që këtu kam parë një popullsi, njerëz që nuk jetuan vetëm më të shkuarën, por me të ardhmen çfarë duhet të bëjmë jo që të mbijetojmë por të jetojë dinjitetshëm në një vend të zhuritur nga lufta, dhe Rahoveci në krye me Krushën e Madhe ia doli mbanë”, tha ai.
Të pranishëm në këtë dekorim ishin shumë qytetarë të Rahovecit, shefa të grupeve parlamentare e shoqëria civile.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre