LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci pret të dielën Prishtinën, Vreshtarët besojnë në fitore

Rahoveci pret të dielën Prishtinën, Vreshtarët besojnë në fitore

Kampionia aktuale, Sigal Prishtina, do të udhëtojë drejt Gjakovës të dielën për të zhvilluar duelin e radhës në IP Superligën e Kosovës pas triumfit në Kupën e Kosvovës.

Mirëpo, ndeshja e cila fillon nga ora 17:00 nuk është aspak e zakontë për kampionët, të cilët do të priten në një atmosferë të nxehtë.

Edhe pse pa palestër, Rahoveci që po lufton për një vend në playoff dhe që po kërkon ta shmangë Prishtinën në rrethin e parë të playoffit e ka përballë kampionin dhe skuadrën e vetme të pamposhtur.


Tashmë tifozët Ultras Vreshtarët e kanë konfirmuar prezencën në këtë takim, teksa pritet që palestra të jetë plot me qytetarë të Rahovecit që do të udhëtojnë në përkrahje të ekipit.

Ishte së pari trajneri Bujar Loci që pas eleminimit në gjysmëfinale deklaroi se ndaj Prishtinës do të kërkohet fitorja ashtu si në secilin takim. Rahoveci për tri çerekë e mbajti Bashkimin larg nga fitorja dhe dihet se skuadra prizrenase për pak sa nuk e mposhti Prishtinën, e kjo ka motivuar tej mase rahovecianët të cilët besojnë në prishjen e serisë së pamposhtshmërisë së Prishtinës.

Më pas Arian Qallaku deklaroi se ekipi në secilën ndeshje do të kërkojë fitoren, ashtu edhe ndaj Prishtinës. Qallaku ka vuajtur që prej transferimit te Rahoveci ku përkundër se është lojtar kyç, nuk ka arritur ta përmbushë potencialin e tij ofensiv dhe e njëjta gjë ka ndodhur me shumë lojtarë.

Ditë më parë ishte drejtori sportiv i KB Rahovecit, Alban Rama ai që konfirmoi se për shkak të shkurtesave buxhetore dhe mungesës së palestrës nuk do të ketë më transferime, edhe pse klubi për të luftuar për titull ka nevojë për dy lojtarë cilësorë.

Pos tjerash, edhe një nga lojtarët më të mirë, Tyler Deihl deklaroi se ndaj Bashkimit ishte vet faj ekipi vreshtar pasi prizrenasit nuk e fituan atë ndeshje dhe ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të mposhtur Prishtinën.

KB Rahoveci që garon pa palestër e cila ka 10 vjet që ka nisur të ndërtohet në vitin e dytë në Superligë është afër të sigurojë për herë të parë playoffin pasi mori për herë të parë pjesë në Final Four të Kupëës së Kosovës.

Klubi vreshtar e nisë ndaj Prishtinës një seri të tri ndeshjeve si vendas, ku të mërkuërn pret Borean e më pas e ka duelin direkt për vendin e tretë ndaj rivalit të përbetuar nga Suhareka, KB Ylli.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori