LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza

Rahoveci bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza – moçalishte e ndërtuar në Kramovik të Komunës së Rahovecit.

Ky impiant është i pari i ndërtuar në këtë mënyrë në Kosovë dhe ka për qëllim mbrojtjen e cilësisë së ujit të lumit Drin, përmes prezantimit të teknologjive kost efektive dhe inovative, veçanërisht në zonat që nuk kanë qasje në impiantet urbane për trajtimin e ujërave të zeza.


Impianti që do të inaugurohet sot është pjesë e projektit të GEF për Drinin ” Mundësimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin” dhe implementohet nga UNDP, në bashkëpunim me MMPH-në dhe komunën e Rahovecit.