Mesfushori i Barcelonës, Rafinha që është në huazim te Interi, ka thënë se do të dëshironte të qëndronte në Itali. 

Braziliani u bashkua me Nerazzurrët si huazim për gjashtë muaj me të drejt blerje për 35 milionë euro.


Rafinha ka luajtur në 10 ndeshje dhe ka dhënë një asistim në ndeshjen me Bolognan.

GettyImages 923877640 Rafinha Alcantara . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

“Jam shumë i lumtur këtu, çdo gjë po shkon mirë”.

“Po luaj, dhe kjo është e rëndësishme pasi po më lejojnë të rritem me ritmin e nevojshëm”.

“Kam pasur besimin që në ditën e parë, Interi është klub i madh dhe kemi gjasa ta arrijmë Ligën e Kampionëve”.

GettyImages 917001602 Rafinha në aksion . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Po e mësoj italishten, dua të qëndroj këtu. E kam dashur Interit, ndjehem si n shtëpi dhe jam i lumtur”, ka thënë Rafinha.

Interi luan këtë javë me Atalantan në udhëtim. /Telegrafi/

telegrafi sport app