LAJMI I FUNDIT:

Radikalizohen të punësuarit në MPM, prej nesër tetë orë në grevë

Radikalizohen të punësuarit në MPM, prej nesër tetë orë në grevë

Prej nesër (13 mars), punëtorët e gazetave “Dnevnik”, “Utrinski vesnik” dhe “Vest” do ta rrisin kohën e grevës së tyre në tetë orë. Ky vendim është sjellur nga bordet e grevistëve të tre gazetave të “Media Print Maqedoni” (MPM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pas premtimeve të udhëheqësisë se po bëhen hapa që të paguhet rroga e janarit, të punësuarit akoma nuk kanë marrë rrogat, por as edhe afat konkret se kur do të bëhet pagesa.


Revolta tek të punësuarit tani është më e madhe për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale dhe injorimit nga menaxhmenti i ndërmarrjes. Pas kërkesës së shumicës së të punësuarve, vendosën që ta radikalizojnë grevën./Telegrafi/