LAJMI I FUNDIT:

Radev: 100.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shtetësi bullgare

Radev: 100.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shtetësi bullgare

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dje përmes profilit të tij në Facebook, njoftoi se mbi 100.000 qytetarë kanë shtetësi bullgare me vullnetin e tyre të lirë, por edhe theksoi se të njëjtën të drejtë e kanë të gjithë bullgarët në Maqedoninë e Veriut në regjistrimin e ardhshëm të sqarohen si bullgar.

“Më shumë se njëqind mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë shtetësi bullgare me vullnetin e lirë të tyre dhe dokumentimin autentik të prejardhjes së tyre etnike bullgare. Mijëra persona tjerë janë në procedurë për shqyrtimin e kërkesave të tyre për shtetësi bullgare. Presim që këto fakte objektive të gjejnë kundërshtim të organeve në RMV kundër dimenzioneve alarmante që ka gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve në RMV.

Mbështesim thirrjet e bëra me shkrim nga bashkëkombasit tanë në RMV, të cilët shprehin shqetësim për diskriminimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Institucionet bullgare duhet të lehtësojnë procedura për marrjen e nënshtetësisë bullgare për deklarimin e hapur të identitetit të tyre bullgar. Institucionet në fqijun tonë jugperëndimor duhet t’u sigurojnë të drejtën tanëve që të deklarohen me prejardhje bullgar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.


Unë bëj thirrje për një përgjigje në kohë nga institucionet përgjegjëse në Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bullgarët në RMV duhet të kenë të drejta të barabarta me ato të qytetarëve të tjerë të vendit. Ky parim themelor i demokracisë është i garantuar gjithashtu në frymën e Marrëveshjes së 2017 mbi Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin midis dy vendeve”, shkruan Presidenti bullgar Radev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori