LAJMI I FUNDIT:

Racizëm mediatik apo…?

Racizëm mediatik apo…?

Çapajev Gjokutaj

Një 32-vjeçare sulmon dy gra myslimane dhe tenton t’ua heqë hixhabet, duke bërtitur: “Qërohuni nga Amerika moj kur*a!”


Në yrysh e sipër, rrezikon të dëmtojë edhe foshnjat që gratë po shëtisin me karrocë. Vetë është emigrante, akoma nuk e ka marrë pasaportën amerikane. Media botërore, si CNN, Washington Post, Telegraph etj. përcjellin lajmin, duke thënë që e akuzuara është nga Brooklyni. Asnjëra nuk përmend se është shqiptare.

Mediat tona e përcjellin me tituj të tipit “Shqiptarja sulmon dy gra myslimane dhe fëmijët e tyre”, “Shqiptarja bëhet lajm në CNN, tenton të zhveshë dy myslimane” etj.

Nuk është rastësi…

Tituj të tillë has me shumicë kur mediat tona njoftojnë krime të emigrantëve. Sa për ilustrim: “Shqiptari përdhunon gruan invalide”, “Në Zvicër shqiptari vret me thikë shqiptarin”, “Shqiptari si Tajson, ia kafshoi veshin komshiut”, “Flet shqiptari: Si e thera gruan duke parë televizor” etj.

Duket se tituj të tillë burojnë nga natyra e lajmit si zhanër. Që të tërheq vëmendjen, lajmi duhet të ketë diçka të afërt me lexuesin. Kur një emigrant sirian ther gruan, është lajm gogësitës, por kur këtë e bën bashkëkombësi yt, të josh për ta lexuar.

Po ta shohësh më gjerë, dallon se arsyeja e raportimeve të tilla nuk lidhet aq me lajmin si zhanër, por fsheh një problem të mprehtë etik. Bindesh për këtë kur lexon tituj të tipit: “Ngacmonte ish-të dashurën, arrestohet krutani”, “Pronari vret shkodranin në Shtoj”, “Arrestohet fieraku me drogë” etj.

Ç’lidhje kam unë, si krutan, me ngacmimet seksuale; ti, si shkodran, me vrasjen dhe ai, si fierak, me trafikun? Po ne të gjithë, si shqiptarë, ç’lidhje kemi me urrejtjen fetare të një emigranteje të indoktrinuar dhe të frustruar, që fati e ka hedhur në Brooklyn? Përse duhet të përmendësh përkatësinë time etnike apo krahinore, kur raporton bëma dhe gjëma që i kryejnë individë të caktuar?

Akoma s’e ke mësuar që çdo berr varet nga këmbët e veta? Ky lloj raportimi duket si mungesë profesionalizmi mediatik, por mund t’i ketë rrënjët më thellë. Ka të ngjarë që një varg rrethanash historike kanë bërë që, si shoqëri, të mos krijojmë antikorpet e duhura kundër racizmit.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Kalo në kategori