Të indinjuar për dinjitetin e “nëpërkëmbur” të ShBA-së; në delir për të shpalosur idetë gjeniale mbi zhvillimet gjeopolitike para, gjatë dhe pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve; të gatshëm për të hedhur rromuze mbi ShBA-në dhe NATO-n, por mbi të gjitha të ngazëllyer e të etur për të hapur shishe shampanje më shumë për fitoren e talebanëve se sa për “dështimin” e ShBA-së … amerikanofobët pushtuan median e shkruar e të ekranit. Si kërpudhat pas shiut Më me intensitet se vetë zhvillimi i ngjarjeve në Kabul, shpura e analistëve amerikanofobë në Tiranë u energjizua dhe iu duk sikur mori në dorë fatin e botës mbarë!..
Nga amerikanofobët, në mediumin shqiptar u bënë analiza historike e gjeopolitike, u hodhën ide e teori, u shpallën fitues e humbës në atë masë sa që vështirë se ka mbetur vend të flasin kancelaritë e shteteve të mëdha apo analistët autoritarë të këtyre ngjarjeve. Gjithçka dëgjuam mbart një sens keqdashës për ShBA-në dhe NATO-n. Duket se disa gjetën rastin për të shfryrë një mllef të grumbulluar në shpirt dhe e bënë këtë pa sistem frenimi. Me symbyllur prej gëzimit shpallën dështimin e ShBA-së dhe NATO-s. Sipas tyre, autoriteti i ShBA-së dhe NATO-s është zbehur ndjeshëm dhe ato nuk mund të garantojnë qëndrueshmëri e stabilitet si më parë! Akoma më keq, dritëshkurtërit nxituan të heqin paralele mes Afganistanit dhe rajonit – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi – duke aluduar haptazi se një situate si e Afganistanit është e pritshme edhe në këtë rajon. E hapën sëndukun e djallit dhe lëshuan tymnajë; pa dyshim ky ishte misioni i tyre. Por, ata gabojnë rëndë.
Së pari ra Kabuli në duart e talebanëve, por nuk ra ShBA dhe as NATO!. Ngjarjet në Afganistan u shpejtua dhe precipituan në ditët e fundit, por në ditët në vijim do të shikojmë çfarë ka ngjarë në Afganistan për 20 vitet që NATO qëndroi në atë vend. Drama që përjetohet këto ditë vërtet që është tejet e dhimbshme, por nuk jep thelbin e zhvillimeve 20 vjeçare. Procesi 20 vjeçar është shumë kompleks. Ndikimi në ambientin politik, social, kulturor, fetar dhe të traditës të vetë Afganistanit do të provohet dita ditës në vijim. Nuk ka dyshim se zgjidhjet do të jenë të vështira, por periudha para viti 2001 nuk do të pllakosë si një kopje e shëmtuar mbi Afganistan. Tashmë Afganistani nuk është më ai i para vitit 200., Kurrsesi jo. Dështimi apo suksesi i një operacioni 20 vjeçar nuk vlerësohen sot dhe as priten si me thikë. Sot shohim dramën e për këtë padyshim autoritetet e ShBA-së dhe komanda e NATO-s do të gjenden para kritikës së ashpër nga popujt e tyre dhe jo vetëm. E përsëris se kjo dramë në asnjë mënyrë nuk pasqyron gjithë procesin e qëndrimit 20 vjeçar. Dita ditës do të shpalosen suksese e dështime dhe peshorja do të flasin vetë. Rezultati do të pasqyrohet në konfigurimet dhe zhvillimet politike sociale të Afganistanit brenda vendit, në raport me fqinjët dhe superfuqitë.
Së dyti më duket guxim i tepruar, për të mos thënë oreks i madh e veprim i keqqëllimshëm, paralelja mes ngjarjeve në Afganistan me pritshmëritë për zhvillimet dhe perspektivën e Rajonit Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Ide të tilla janë shfaqur me shumicë në mediat serbe e ruse dhe nuk ka vend të transplantohen edhe tek ne. Ky rajon nuk është Afganistan. Marrëdhëniet mes vendeve të këtij rajoni me ShBA-në, NATO-n dhe BE-në kanë historinë e tyre të vjetër e të re. Nuk gjen asnjë pikë ngjashmërie pa lere më të heqish paralele. Perspektiva euroatlantike e popujve të këtij rajoni është një aspiratë e vjetër që po përmbushet dita ditës. ShBA-ja dhe NATO, pas ngjarjeve të Afganistanit, do të jenë të fuqishme, aktive dhe prezente në rajon edhe më shumë. Së bashku me popujt dhe shtetet e rajonit do të sigurojnë paqe, stabilitet dhe prosperitet demokratik. Askush, përfshirë edhe amerikanofobët, të mos ushqejë shpresa të vdekura. Amerikanofobët mund të flasin, mund t’i luten Zotit në kishë a xhami por ëndrra e tyre do të mbetet ëndërr e përjetshme dhe jeta e tyre do të tretet duke u lutur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi