LAJMI I FUNDIT:

Ra edhe paraburgimi i dytë: Gjyqësia lëshon pe nën akuzat e PSP!

Ra edhe paraburgimi i dytë: Gjyqësia lëshon pe nën akuzat e PSP!
????????????????????????????????????

U soll edhe masa për paraburgimin e dytë në akuzat e PSP, respektivisht pas rastit “Fortesa”, tani ka paraburgim edhe në rastin “Transportuesi”, për një bashkëpunëtor të afërt të kryetarit të komunës Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Paraburgimi është caktuar mbrëmë në Gjykatën e Shkupit, ndërsa për tre persona tjerë janë shqiptuar masa të veçanta. Në këtë rast është i akuzuar edhe kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, por ai bën pjesë në grupin e të falurve nga presidenti i shtetit.


Nga PSP paralajmëruan se edhe përkundër faljes, nëse dëshmohet vepra, të akuzuarit do të duhet ti kthejnë paratë e përfituara në mënyrë joligjore.

Sipas akuzës, bëhet fjalë për përvetësim të 360.000 eurove, përmes faturave të paguara dyfish dhe më tepër herë për transport shkollor. Kjo vepër ka qenë e përmendur në “bombat” në një bisedë të dy ministrave të qeverisë së Maqedonisë./Telegrafi/