LAJMI I FUNDIT:

Qyteza australiane ku Viti i Ri festohet tri herë (Foto)

Qyteza australiane ku Viti i Ri festohet tri herë (Foto)

Festimi i Vitit të Ri, është një prej ahengjeve më të mëdha të vitit,  andaj një qytezë australiane, ka tri herë më shumë arsye për të festuar.

Cameron Corner është në kufi me Queensland, New South Wales dhe South Australia, afro 1,300 kilometra afër Brisbanes – kryeqytetit më të afërt, transmeton Telegrafi.

Për shkak të pozicionit unik, qyteza ndodhet në mes të tri zonave kohore, që janë për 30 minuta njëra pas tjetrës.

Kjo u mundëson banorëve, që të shkojnë në kënde të ndryshme dhe për çdo gjysmë orë, të numërojnë së prapthi dhe të festojnë arritjen e vitit të ri.

Kufiri mes tri shteteve

Megjithëse ka vetëm dy banorë të përhershëm, Cameron Corner mbushet me njerëz në fund të vitit, që mblidhen për të festuar.

Për Fenn Miller, që është një prej banorëve, thotë se Vitit i Ri, është data më e rëndësishme e kalendarit në tërë rajonin.

“Së pari mblidhemi në këndim e New South Wales dhe të gjithë festojmë deri në arritjen e Vitit të Ri. Pas gjysmë ore shkojmë në South Wales, teksa gjithçka e përsërisim gjysmë ore më vonë në Queensland” ka thënë Miller. Kjo nuk është e vetmja veçanti e kësaj qyteze australiane.

Megjithëse vetëm me dy banorë të përhershëm, Cameron Corner e ka licencën e Queenslandit për të prodhuar alkool, shfrytëzon kodin postar të New South Wales, ndërsa prefiksin telefonik e ka nga South Australia. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Fun
Kalo në kategori