Qyteti i Shkupit nuk do ta ndërpresë ndriçimin publik, Arsovska tregon një metodë tjetër kursimi

Qyteti i Shkupit nuk do ta ndërpresë ndriçimin publik për të kursyer rrymën.
Kryetarja Danella Arsovska thotë se siguria publike është më e rëndësishme.
Megjithatë propozon masa të tjera për kursimin e rrymës.
Arsovska thotë se pavarësisht krizës, nuk do të ndërpriten projektet e rëndësishme.
“Qyteti i Shkupit, cilat do qofshin kushtet, nuk do ta ndërpresë ndriçimin publik të rrugëve dhe bulevardeve të cilët janë në kompetence të Qytetit të Shkupit. Vlerësojmë se prioritet duhet të jetë interesi publik, veçanërisht siguria e qytetarëve”, u shpreh Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
Është ky zotimi i kryetares së Qytetit të Shkupit e cila thotë se ky institucion do të ndërmarrë masa të tjera për kursimin e energjisë elektrike dhe do t’u rekomandojë institucioneve dhe ndërmarrjeve që janë nën kompetenca të tij të bëjnë të njëjtën.
Ndër masat që do merren është reduktimi i ndriçimit në 70% dhe ndryshimi në etapa i dritave të zakonshme me drita LED.
Gjithashtu institucioneve do t’u rekomandohet të kufizohet ndriçimi mbi ndërtesa si dhe dritat e reklamave.
Se çfarë do të bëjnë me ndriçimin publik komunat nën Qytetin e Shkupit, Arsovska thotë se është vendim i tyre autonom.
Në mes të një krize energjetike dhe ekonomike, Arsovska thotë se nuk do të ndalojë realizimi i projekteve të rëndësishme.
“Atë që e kemi premtuar për qytetarët, edhe përskaj asaj që kemi gjendje krize duhet të përpiqemi ta realizojmë veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte të cilat janë më rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e tyre. Pjesë e shkurtimeve të këtyre shpenzimeve joproduktive është ndërprerja e praktikës së blerjes së gjërave luksoze, shpenzimeve të përfaqësimit dhe shpenzimi në objekte gastronomike. Këtë nuk e kemi më në Qytetin e Shkupit”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
Arsovska premtoi se do të vazhdojë vendosja e paneleve diellore në objektet që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe vendosja e plotë e tyre do të përfundojë për dy vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë